Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI– Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë. Kandidati nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve, duke marrë 395 vota, ndërsa 303 të tjerë ishin kundër tij. Gjatë procesit të votimit, për të u hodhën edhe 6 abstenime, ndërsa 3 të tjera ishin të pavlefshme.
Megjithatë ai arriti të merrte votat e nevojshme nga 369 minimalja që i duheshin për të marrë detyrën e re. Për kancelarin e ri kanë votuar partitë SPD, të Gjelbrit dhe FDP, të cilët së bashku kanë 416 vota, nga 736 në total që ka Bundestagu.
Kancelari i ri pas zgjedhjes dhe pranimit të detyrës, shkoi në Pallatin Bellevue ku u prit nga Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier, i cili edhe zyrtarisht e emëroi në këtë post. Ai tani do të kthehet në Bundestag për të bërë betimin dhe pas kësaj Scholz kthehet sërish në Pallatin Bellevue, ku në prani të Presidentit do të emërojë dhe prezantojë edhe ministrat e rinj të kabinetit.
Qeveria e re ka plane ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës duke hequr qymyrin në fillim dhe duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme, por prioriteti i tyre fillestar do të jetë luftimi i pandemisë së koronavirusit. Qeveria planifikon gjithashtu të rrisë pagën minimale të Gjermanisë në 12 euro në orë nga 9.60 euro që është aktualisht. Scholz u zotua të ndërtojë 400,000 apartamente të reja në vit në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve të qirave. Gjithashtu qeveria e re ka si qëllim të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane. Për më tepër, azilkërkuesit që do të integrohen në shoqëri do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani dhe bashkimi familjar për refugjatët do të zgjerohet.
Olaf Scholz, do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare të premten në Paris, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se të shkojë në Bruksel. Aty Scholz do të takohet me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin e BE, Charles Michel. Ish-ministri i Financave do të zhvillojë gjithashtu bisedime me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për të nënvizuar rëndësinë e aleancës për sigurinë gjermane, evropiane dhe transatlantike.
63-vjeçari Olaf Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit, duke pasuar kështu Angela Merkel pas 16 viteve në detyrë. CDU nga ana tjetër deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludëig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Takimet e para si Kancelar, Scholz do të udhëtojë të premten në Paris dhe Bruksel
Olaf Scholz u zgjodh kancelar i Gjermanisë/ Planet e qeverisë së re
Olaf Scholz sot zgjidhet kancelar i Gjermanisë, ky është pasardhësi i Angela Merkel
Gjermani: SPD, të Gjelbrit dhe FPD nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit qeveritar
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ÇEKI – E gjithë Europa e kërkon atë. Çekia Eva Zámečníková, e cila u dërgua në burg nga një gjykatë sllovake për tetë vjet me akuzën se po p...
RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e sotme se Rusia do të dërgojë ide dhe sugjerime në Uashington brenda një jave për të ndjekur bisedimet e t...
HAGË – Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati e ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dekla...
MBRETËRI E BASHKUAR – Videoja që po bën xhiron e rrjetit në Britani, tregonte sekretarin e atëhershëm të shtypit të Kryeministrit disa ditë pasi staf...
KOSOVË – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të sanksionu...
TETOVË- Tre muaj si sot më 8 shtator, ora 21:02 shpërtheu zjarri në spitalin modular të Tetovës. Alsat.mk shkruan se për rreth 5 minuta zjarri shkrumboi &c...
KOSOVË – Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA shënjestëroi ditën e sotme grupin e afaristit serb Zvonko Veselin...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Partia Progresive Serbe nuk ka marrë asnjëherë dinar nga Zvonko dhe Zharko Veselinovi&c...
KOSOVË – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me sanksionet që SHBA ka vendosur kundrejt gr...
KOSOVË– Një makinë në të cilën ishte vendosur një bombë ka bërë që Kosova të mbyllë pikën kufitare të Merdarës. KlanKosova shkruan se në momentin që ...