LIVE UPDATES
Bota

OKB: Udhëheqësit synojnë arritjen e një paqeje më të gjerë në Lindjen e Mesme

30 Shtator 2020, 07:44 Nga DOSJA
OKB: Udhëheqësit synojnë arritjen e një paqeje më

IZRAEL– Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përshëndetën të martën marrëveshjen e re të paqes mes tyre, gjatë fjalimeve në ditën e fundit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se ky pakt do të rrisë shanset e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.

“Me nënshkrimin e një marrëveshjeje historike të paqes me Izraelin, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, vendi im ishte në gjendje të ngrijë vendimin e aneksimit dhe hapi perspektivën për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse në rajon”, tha Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan në një fjalim të regjistruar më parë. “Ne shpresojmë që kjo marrëveshje e paqes do të sigurojë mundësinë për palestinezët dhe izraelitët që të angazhohen përsëri në negociata për arritjen e paqes.”

Al Nahyan përsëriti angazhimin e qeverisë së tij për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin dhjetra vjeçar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi udhëheqjen palestineze për vendosjen e “vetos ndaj paqes” për vite me radhë midis vendit të tij dhe vendeve të tjera arabe. Netanyahu i karakterizoi kërkesat e palestinezëve si “jorealiste”, përfshirë kërkesën e palestinezëve që Izraeli të tërhiqet në kufijtë e para vitit 1967 dhe që refugjatët palestinezë të lejohen të vendosen në Izrael.

“Sigurisht, këto kërkesa, së bashku me shumë të tjera, nuk mund të pranohen si një pikënisje nga asnjë qeveri e përgjegjshme izraelite”, tha Netanyahu në fjalimin e tij të regjistruar më parë. “Megjithatë, për vite me radhë, shumë aktorë në bashkësinë ndërkombëtare janë përpjekur të qetësojnë këto kërkesa absurde palestineze dhe si rezultat, ata kanë humbur kohë në përpjekjet për të çuar përpara një iluzion që nuk do të ndodhë, në vend që të punojnë për një zgjidhje reale që mund të ndodhë.”

Ai përshëndeti Presidentin amerikan Donald Trump për zgjedhjen e “një rruge të nbështetur në realitet” dhe tha se tani që dy shtete arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreni, kanë bërë paqe me Izraelin, vendet e tjera do të ndjekin shembullin e tyre.

Marrëveshjet e Abrahamit u nënshkruan në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator.

“Rritja e rrethit të paqes do ta bëjë më të mundshme paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha kryeministri izraelit.

Në një postim në Twitter më 14 shtator, kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh dënoi Marrëveshjet e Abrahamit, duke e quajtur ceremoninë e nënshkrimit “një ditë të zezë në historinë e vendeve arabe”.

Netanyahu tha se kur palestinezët të jenë gati, ai do të jetë i gatshëm të negociojë bazuar në planin e paqes të paraqitur në fillim të këtij viti nga administrata Trump.

Palestinezët e kanë refuzuar planin amerikan, duke thënë se ai favorizon më shumë Izraelin dhe nuk u jep atyre një shtet sovran, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë një armik të përbashkët, Iranin.

“Arabët dhe izraelitët po bëjnë thirrje së bashku për veprime të ashpra ndaj Iranit”, tha Netanyahu. “Dhe kur arabët dhe izraelitët bien dakord, të tjerët duhet t’u kushtojnë vëmendje.”

Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe i bëri thirrje Teheranit të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë zhvillimin e raketave balistike dhe armatosjen e grupeve terroriste. Ai tha se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nuk kishte arritur të frenonte Iranin dhe ai shpresonte se një marrëveshje e re gjithëpërfshirëse mund të arrihej me kontributin e shteteve kryesore rajonale që do të trajtonte shqetësimet e tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mirëpriti zhvillimet e fundit midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrenit duke i cilësuar ato një “bazë shprese” për konfliktin arabo-izraelit. Ai bëri thirrje që dinamika e re të “shfrytëzohet nga palët për negociata të reja, të besueshme për një zgjidhje me dy shtete që do të mbante premtimin e paqes së qëndrueshme”.

Takimi i përvitshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilin marrin pjesë udhëheqës botërorë, këtë viti u mbajt në formatin virtual për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 milion njerëzve në të gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emiratet e bashkuara arabe okb emiratet e bashkuara arabe okb


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale