Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën në terren duke u dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se formulari u është dërguar 4 të dënuarve në Shkodër dhe një personi në Tepelenë.
Formulari për deklarimin e pasurisë i është dërguar: Sokol Tavasja, Ismet Idrizi, Sokol Xhani, Gjeto Pepaj dhe Astrit Pata. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: S. T., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I. I., banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; S. Xh., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; Gj. P., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”; A. P., banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i femrave”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë është duke zhvilluar një mbledhje për çështjen e mjekut të spitalit të Krujës, Ardian Mata. Kjo mbledhje po zhvillo...
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehemeti ka deklaruar në emisionin “ABC e mëngjesit” se rritja e numrit të të infektuarve ishte pritshme pas hapjes graduale. ...
TIRANË- Numri i të infetkuarve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit është ulur. Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije jan...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kanë ndodhur dy aksidente në Tiranë. Policia bën me dije se një aksident ka ndodhur tek sheshi “Karl Topia”, ku një mjet ka përla...
Durrës- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19 në Durrës. Dosja.al mëson se 2 raste janë kontake të personave të infektuar më herë...
TIRANË- Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri, është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në seancën e zhvilluar sot, tru...
TIRANË- Gjyqtarja Nure Ndreni, pjesë e Gjykatë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është shkarkuar nga detyra. Trupa gjykuese e ...
TIRANË- Tirana International Airport ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhen 3 fluturime vajtje dhe kthim. Destinacionet janë Athinë, Frankfurt dhe Vjenë...
TIRANË– Abaz Hoxha, drejtori i shkollës “Gramoz Palushi”, ku u punësua si roje nate pedofili Abaz Doku, është anëtar i Partisë Socialiste. Dosja.al ka sigu...
SHQIPËRI– Një hetim i bërë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” është zbuluar se një restorant në Shqipëri po ofron për klientët mish nga arinj...