Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ofendoi gazetaren, PD-ja kërkon shkarkimin e Gjinushit: S’duhej lejuar të hynte në Akademi
25 Maj 2019, 13:07Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, përmes Albana Vokshit, pasi ky i fundit,ofendoi gazetaren Enkelejda Mema.
Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se Gjinushi ngacmoi seksualisht dhe intimidoi gazetaren me përvojë, Endlejeda Mema.
Postimi i plotë i Albana Vokshit:
Reagimi i Vokshit:
TË SHKARKOHET SKËNDER GJINUSHI PËR AKTIN E TURPSHËM NDAJ GAZETARES MEMA!! Gazetarja Enkelejda Mema, u intimidua, u fye dhe u ngacmua seksualisht nga Skënder Gjinushi, gjatë një transmetimi live, pak minuta pas zgjedhjes Kryetar i Akademisë së Shkencave, me votë të urdhëruar direkt nga Kryeministri Edi Rama. E turpshme, e papranueshme, e dënueshme sjellja intimiduese dhe fyese e ish ministrit të diktaturës Skënder Gjinushi, ndaj gazetares me shumë përvojë Avi Mema Mema.
Në një vend normal, demokratik, Skënder Gjinushi sot, nuk do ishte lejuar të hynte në Akademi. Ministër i diktaturës, me fjalor dhe akte perverse si sistemi diktatorial që i prodhoi, nuk mund e nuk duhet të jetë as anëtar, e jo më të drejtojë Institucionin më të lartë shkencor në Shqipëri.I bëj thirrje të gjithë mediave kombëtare e lokale të denoncojnë aktet e turpshme të fyerjes dhe dhunës verbale e psikologjike ndaj gazetares Mema dhe të gjithë gazetarëve në detyre.
Sjell në vëmendje të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, OSBE, Delegacionit të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Amnisty International, Reporterëve pa Kufij që raste të tilla ngacmimi seksual janë të dënueshme e të papranueshme. Sot është dita që organizatat për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe shoqatat e gazetarëve të mos heshtin, por të protestojnë në mbrojtje të koleges gazetare e në emër të respektit e dinjitetit të detyrës së gazetarit.
Ndërkohë ditën e sotme, në rrjet ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste.(Lexo këtu) “Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- I zhveshur nga kostumi presidencial, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur këtë fundjavë që ta kalojë pranë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, disa orë para protestës së opozitës.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këtë herë duke cituar shkri...
TIRANË- Pak orë para tubimit të partive opozitare, ka reaguar zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ku ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur ...
TIRANE- Zgjedhja mes polemikave e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, është parë si një kapje e një tjetër institucioni nga Kryeministri Edi Ra...
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi, disa orë para protestës së opozitës, i ka drejtuar një thirrje publike kryeministrit Edi Rama.Me anë të një postimi në rrje...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen ditën e nesërme. Bushati shprehet se ofroj...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të katërt publike kreut të PD-së Lulzim Bashës disa orë para protestës që opozita do të zhvillojë në kryeqy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar disa orë para protestës së 6kombëtare të opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha paralajmëron për p...
TIRANË- Prej disa kohësh, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është përfshirë në replika të ashpra me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.Pas...
Tiranë– Një ditë më parë u përkujtua Kongresi i Përmetit, për 75 vjetorin e tij. Në këtë qytet u zhvilluar edhe një ceremoni për këtë datë të historisë ku u vu ...