LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuska, ujë dhe sheqer dhe magjia prishet/ Qytetari shkon tek fallxhorja për të zgjidhur problemet me gruan, por…

5 Janar 2021, 21:48 Nga DOSJA
Nuska, ujë dhe sheqer dhe magjia prishet/ Qytetari shkon tek fallxhorja

MAMINAS- Shpesh në vështirësi financiare apo për çështje të tjera, njerëzit zgjedhin t’i drejtohen fallxhorëve. Rasti më i fundit vjen nga Maminasi, kur një qytetar shkon të takojë një fallxhor dhe kërkon të zgjidh një problem personal.

Ai thotë, se e ka gruan me nerva dhe fallxhori i jep një nuskë e ujë për të pirë të dy bashkë. Fallxhori shprehet se pasi qytetari të dëgjojë të gjitha këshillat e tij problemet do të marrin fund.

Denoncimi nga “Stop”: 

Qytetari: Si je?

Hoxha: Selam Alekum, si kalon mirë

Qytetari: Mirë

Hoxha: Ça je tu bo mirë?

Hoxha: Hajde. Futu në dhomë aty para. Ça bohet nga je me shpi, nga je me shpi?

Qytetari: Tiranë

Hoxha: Ça lloj problemi (Nuk kuptohet)

Qytetari: Tani unë kam një problem me të fejuarën

Hoxha: Po

Qytetari: Kam një muaj që s’është në vete, nuk e di. Flet fjalë pa lidhje na një herë bërtet. Ku di gjë unë më duket si e pakuptimtë

Hoxha: Si e ka emrin nusja?

Qytetari: XXXX

Hoxha: Si?

Qytetari: XXXXx XXXXx

Hoxha: XXXXX. Nëna e Axxxx, nona

Qytetari: Mxxxxxxx po se kam, pff as se kuptoj domethënë pse ky ndryshim

Hoxha: Emri jot

Qytetari: Axxx

Hoxha: Mëma jote?

Qytetari: Ah mamaja ime? Axxxx

Hoxha: Ka mundësi nga është me origjinë?

Qytetari: Kwtu në Tiranë është. Më bën shumë përshtypje, nuk e kuptoj dot, ka vajtur është te doktori aty te QSUT-ja dhe s’është se i kanë thënë noi gjë dhe më thanë që më mirë shko

Hoxha: Nusja qenka e mirë, nusja qenka mashallah. Qenka e mbarë si nuse. Ça pune bën kjo?

Qytetari: Infermiere

Hoxha: Qenka e mire. Për mua s’ka vërejtje. E ka çik sy ajo e ka çik kështu si kas, zili kështu

Qytetari: Po pfff bërtet kot ose zihemi kot në kuptimin që s’ka qenë ashtu. jam shumë i shqetësuar

Hoxha: Qenke shumë i mbarë më fal një sekondë, qenke shumë i mbarë ta boft zoti hallall. Nusja ka çik sy qenka e mbarë faktikisht

Qytetari: Po ku mund ta ketë marrë këtë sy?

Hoxha: Kase është nuk ka gjë kështu. Do të qetësohet mos të ketë kështu nerva gjëra.

Qytetari: Jam shqetësuar në kuptimin që s’ecin gjërat se me sherr me kështu.

Hoxha: Do shkroj një nuskë mbaje te shtëpia edhe më pi çik ujë. Pini ujë të dy këtu? Ujë me pi. Ka për të ec mbarë

Qytetari: Se është mirë e bukur fillon edhe

Hoxha: Shikoje këtë ta kam bërë nuskë merre si nuskë te shpija për mbarësi, të ndihmoftë zoti

Qytetari: Ku ta vendos atë unë?

Hoxha: Nuskën ku të dush edhe këtë ujë me pi për shembull

Qytetari: Po atë si do ta

Hoxha: Në një pagur ujti hidhe me pi lëngun ose pije kështu. Të ndihmoftë zoti

Qytetari: Unë të falënderoj

Hoxha: Merre të ndihmoftë zoti merre vazhdo

Qytetari: Tani atë të voglën ta vendos

Hoxha: Te bufeja ku të duash

Qytetari: Te bufeja kurse këtë ta hedh në ujë po pastaj.

Hoxha: Pini të dy.

Me këtë formulë, duket se do të marrë fund edhe problemi i qytetarit. Një tjetër i ri i drejtohet një fallxhoreje në Kuçovë, pasi siç thotë, ai ka problem me dy vajza në Sarandë: njëra nuk i shqitet, ndërsa tjetra nuk ia var.

Fallxhorja thotë, se djali ka magji, ndaj nuk i bëhen gjërat mbarë. Ajo sugjeron si zgjidhje përdorimin e sheqerit 7 ditë deri në 3 javë, sheqer që më pas duhet hedhur te lulet.

Qytetari: Si kalove?

Fallxhorja: Mirë si jeni?

Qytetari: Ju jeni Dashi?

Fallxhorja: Po, ulu këtu i çik se jam një çik e zënë tani.

Qytetari: Ok! Mirë

Qytetari: Mbarove?

Fallxhorja: Po, po, hajde

Qytetari: Si kalon ti?

Fallxhorja: Mirë si je ti?

Qytetari: Unë  kam një çik kështu me siklet.

Fallxhorja: Pse ça ka.

Qytetari: Po unë kam një problem me një vajzë tani. Me një vajzë, kam problem me dy vajza po.

Fallxhorja: Po ti paske dhe dy pa mirë.

Qytetari: Njëra s’më lë rehat, s’më shqitet.

Fallxhorja: Hëë.

Qytetari: Më bezdis shumë kështu kurse tjetra s’më afron fare kjo që dua unë.

Fallxhorja:Po merr atë që të afrohet.

Qytetari: Ça mundësish ka domethënë si mund të më ndihmosh?

Fallxhorja: Ke marr sheqer?

Qytetari: Jo, po se dija.

Fallxhorja: Po si ke ardhur kështu?

Qytetari: Po për herë të parë

Fallxhorja: Si e ke emrin?

Qytetari: Axxxxx

Fallxhorja: Axxxx sa vjeç je?

Qytetari: 34 e akoma beqar.

Fallxhorja: Emri i nënës?

Qytetari: Hxxxxxx

Fallxhorja: Po mbiemrin si e ke?

Qytetari: Fxxxxxxx

Fallxhorja: Duhet të kishe marrë çik sheqer në fakt, doja një element

Qytetari: Të vete të marr sheqer?

Fallxhorja: Jo ncuq, jo nuk do vesh. Ja një sekondë.

Qytetari: Që ta sqaroj tamam kjo vajza më bezdis jashtë mase. Më vjen ku të më gjej domethënë.

Fallxhorja: E ke pasur të dashur?

Qytetari: Po s’kemi pasur kështu.

Fallxhorja: Është fiksuar keq. Keni pasur intimitet bashkë?

Qytetari: Jo, jo nuk më ngjiti e kupton.

Fallxhorja: Po ajo? Ajo është e fiksuar ajo do patjetër.

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Po kjo tjetra tani?

Qytetari: Kjo tjetra tani jam unë i fiksuar te kjo tjetra domethënë.

Fallxhorja: Po kjo nuk do për shkak të kësaj apo nuk do vetë?

Qytetari: Po se kuptoj

Fallxhorja: Ke pas marrëdhënie me këtë tjetrën ?

Qytetari: Kam pas marrëdhënie po

Fallxhorja: Larguar

Qytetari: Ftohur shumë

Fallxhorja: Po mbase s’ndihen siç je ti me këtë tjetrën është me të ngjitur ajo punë

Qytetari: Po si i bëhet domethënë që të kem një.

Fallxhorja: Nëse është kismet do bëhet. Nëse nuk është ta shohim. Si e ke emrin?

Qytetari: Axxx, Axxxx

Fallxhorja: Edhe njëherë Axxxx, 34-vjeç emri i nënës?

Qytetari: Hxxxxxx.

Fallxhorja: Axxxx ke shkarje ke shuplakë ke magji, s’para të bëhen gjërat mbarë më kollaj. si e ka emrin ajo që nuk do ta?

Qytetari: Exxxxxx.

Fallxhorja: Sa po bën ti me këtë që je njohur?

Qytetari: 1 vit pothuajse.

Fallxhorja: Në Sarandë është dhe kjo?

Qytetari: Në Sarandë, të dyja në Sarandë janë

Fallxhorja: Ajo tjetra si quhet?

Qytetari: Axxxxx

Fallxhorja: Sa vjeç është?

Qytetari: 25.

Fallxhorja: Ok, konsumoje këtë vet (sheqerin) dhe hidh në lule me na një kryqëzim se ke diçka të bërë edh ajo vajza ka diçka të bërë. Sa vjeçe është ajo?

Qytetari: Se kuptova?

Fallxhorja: Exxxxxx. Sa vjeçe është Exxxxx

Qytetari: Ajo 30

Fallxhorja: Këtë do ti?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: E ça pune bën kjo?

Qytetari: Ekonomiste.

Fallxhorja: Po ti?

Qytetari: Unë jam menaxher.

Fallxhorja: Shoh që me këtë ke më shumë shanse.

Qytetari: Me kë? Me Exxxxxx?

Fallxhorja: Hë.

Qytetari: Po ishallah se prandaj erdha.

Fallxhorja: U është bërë diçka juve u është bërë magji edhe ty edhe asaj.

Qytetari: Po kush?

Fallxhorja: Kështu që do hedhësh në bar jeshil ose lule nëse ke mundësi pak sheqer që të tretet brenda magjia mos të jetë më. Të hedhësh në kryqëzim ose të shkeli goca për të hequr magjinë. Nuk është se i bëra asaj gjë për tu bërë me ty. S’ka lidhje me kwtë pjesë më shumë për prishje magjie. Mbarë o zot. Do ta konsumosh këtë sheqer vetë 7 ditë deri në 3 javë.

Qytetari: Pastaj do ta hedh tek lulet?

Fallxhorja: Do hedhësh në të njëjtën kohë me ngrënien. Është me magji të vjetër (Flet Greqisht)…..  është magji e hequr. Jo s’është hequr nuk arrij dot. Pavarësisht se them kështu po nuk është hequr (Flet Frëngjisht)…….

Fallxhorja: Magjinë ta hoqëm, magji nuk ke më shyqyr o zot

Qytetari: Po kush mund të ma ketë bërë këtë magji mua?

Fallxhorja: Kjo është e fortë ka goxha kohë. Njerëz që të njohin që të vogël. jo kjo e tanishmja po është edh më e hershme. 3 fëmijë jeni në shpi ju?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Edhe ata kanë magji.

Qytetari: Po si ka mundësi.

Fallxhorja: Po ka mundësi, njeriu i lig për të liga është kurdisur në fakt

Qytetari – Vetëm ta dija kush e ka bërë

Fallxhorja: Ça do bësh edhe po ta dish? S’ke ça i bën

Qytetari: Se vërteton dot.

Fallxhorja: Plak është.

Qytetari: Po ku mund të ma kenë vënë magjinë?

Fallxhorja: Plak është. Keni pasur shpi të tjera më përpara ju dhe jeni në shpi tjetër tani?

Qytetari: I kemi akoma ato shtëpitë e tjera ne.

Fallxhorja: Po që ju aktualisht jetoni në shpi tjetër?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Tek ato shtëpitë atje keni shumë magji të fortë dhe personi që të ka bërë magjinë jeton afër atyre shpive ose ka jetuar afër atyre shtëpive.

Qytetari: Janë nja 2-3 plaka aty

Fallxhorja: Plak është ajo që ta ka bërë.

Qytetari: Po kësaj vajzës ça ti bëj unë që të mos ndërhyj më mos të.

Fallxhorja: E bëra për tu ftohur ajo dhe hidh se harrova hidhi dhe asaj u ftohtë u bëftë akull thuaj me mua mos më ndjektë më mbrapa

Qytetari: Po ku t’ia hedh asaj?

Fallxhorja: Për të shkelur

Qytetari: Duhet ta shkeli me këmbë ajo?

Fallxhorja: E shkel ajo s’ka gjë hidhe me një kryqëzim që ajo e shkel se është vetë energjia nuk ka nevojë që ta shkeli me këmbë ajo ka lidhje me lutjen me energjitë. Do të vej mbarë

Fallxhorja: Këtë konsumoje njëherë në javë dhe hidhe për të shkel gocat njëra për t’u afruar dhe tjetra për t’u larguar dhe kur të vish herës tjetër nëse do të bëhet mbarë merr sheqer nga shtëpia me hedh një çik tek truni tjetër që ke atje te ajo plaka.

Qytetarja: Te ajo plaka hë

Fallxhorja: Atje keni magji shumë të fortë ju (Qytetari i jep lekët)

Fallxhorja: Vëri tek lulet ku të duash ti. Mbarë ishallah

Qytetari: Tani do ta ha vetë një pjesë

Fallxhorja: Yes. (Flet frengjisht) do i hedhësh nëpër lulet 3-5 ditë (Flet frengjisht)

Qytetari: Faleminderit!

Fallxhorja: Ty të mirupafshim!

Qytetari: Ishallah më ecën mbarë.

Marrë nga: Tvklan

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fllaxhorja fllaxhorja

Sondazh

Poll

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit