LIVE UPDATES
Bota

Nuk u izolua kurrë/ Si strategjia kontroverse e Suedisë kundër Covid-19 rezlulton efektive

20 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Nuk u izolua kurrë/ Si strategjia kontroverse e Suedisë kundër

SUEDI –  Qasja e pazakontë Suedisë për të luftuar  pandeminë e koronavirusit po fillon të japë rezultate, thonë epidemiologët më të mirë të vendit.

Anders Tegnell, eksperti për lehtësimin për masave ndaj koronavirusit shprehet për mediat lokale se të dhënat e fundit të të infektuarëve dhe të viktimave tregojnë se situata ka nisur të stabilizohet.

Suedia ndryshe nga shumë vende të tjera ka vendosur të mos mbyllë shkollat, palestrat, baret dhe restorantet gjatë kohës së pandemisë. Por në vend të këtyre masave  qeveria i ka nxitur qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ndjekin udhëzimet e distancimit social.

Shpërthimi i koronavirusit në botë po nxit përgjigje të ndryshme në vende të ndryshme teksa autoritetet shtetërore bëjnë të pamundurën për të përmbajtur pandeminë. Ende nuk ka një përgjigje të saktë se cila strategji do të provojë të jetë më efektivja madje dhe ekspertët në Suedi shprehen se është herët për te dalë në konkluzione.

Ndërkohë që po marrin në konsideratë dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga masat e ashpra të karantinës qasja e ndërmarrë në Suedi ka bërë që shumë shtete të kenë interes për strategjitë që ajo ka ndjekur.

Tjetër faktor që ka kontribuar së tepërmi në mënyrë që Suedia të ketë këto lloj masash të lehta është sistemi tepër i mirë shëndetësor vendi ka. Asnjë ditë Suedia nuk ka pasur mungesë të pajisjeve mjekësore, kapaciteteve spitalore, dhe as ka kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera.  Ndërsa tendat emergjente që planifikoheshin të përdoreshin nëse do të kishte numër të lartë të pacientëve e që spitalet nuk do t’i përballonin dot, nuk u përdorën asnjë ditë pasi spitalet mjaftuan.

Shkalla e vdekjeve

Nga fillimi i shpërthimit e deri më tani Suedia ka raportuar 1.540 vdekje nga koronavirusi. Kjo shifër është më shumë se në vendet e tjera skandinave  por shumë më pak se në Itali, Spanjë, dhe Angli vende këto që janë goditur rëndë nga pandemia. Sipas Tegnell,  Suedia e ka kaluar tashmë rrezikun më të madh, por Tegnell nuk është i vetmi që mendon kshtu pasi edhe shumë ekspertë të tjerë mendojnë të njëjtën gjë.

“Trendi që kemi parë gjatë ditëve të fundit me kurbën e të infektuarëve që po nis të bie si rezultat i numrit në rënie të të infektuarëve të rinj çdo ditë tregon se situata po stabilizohet.“- ka thën Karin Tegmark Wisell drejtuesi i departamentit të mikrobiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik të Suedisë.

Ndërsa kryeministri Stefan Lofven thotë se duhet të kishte pasur më shumë kujdes për të moshuarit.

“Mbrotja ndaj të moshuarve duhej që të kishte qënë më e mirë. Ne duhet t’a shohim më nga afër situatën në mënyrë që të kuptojmë se çfarë s’ka funksionuar.”– deklaron kryeministri Stefan Lofven.

Ekonomia

Strategjia që Suedia ndoqi për Covid-19 po rezulton në kontraktimin më të vogël ekonomik krahasuar me gjithë vendet e tjera të europës, sipas ekonomistit të HSBC-së James Pomery. Pomeroy sqaron se për disa karakteristika të popullsisë suedeze që mendon se e kanë ndihmuar vendin në përballimin me krizën. Më shumë se gjysma e shtëpive Suedeze janë me një anëtar duke e bërë kështu distancimin social të lehtë për t’u aplikuar. Më shumë njerëz punojnë nga shtëpia në këtë vend krahasuar me gjithë shtetet e tjera të Europës si dhe çdokush ka internet të shpejtë gjë që e ndihmon shumicën dërrmuese të qëndrojë produktive dhe larg zyrave.

Ndërkohë që shumë vende kanë prezantuar ligje strikte duke përfshirë këtu dhe gjoba të majme për ata që kapen duke thyer distancimin social, suedezët duket se po i ndjekin këto udhëzime pa nevojën e ndryshimeve në legjislacion. Udhëtimet nga Stockholm-i në Gotland (një destinacion popullor për pushime) ka rënë me 96% gjatë fundjavës së pashkëve, sipas të dhënave nga operatori më i madh në vend telefonik. Gjithashtu të dhënat nga firma e shërbimeve online Citymapper tregojnë se lëvizja e qytetarëve ka rënë me 75% në kryeqytet.

 “Ne nuk kemi ndonjë pikëpamje radikale. Qeveria ka marrë një seri vendimesh që po ndikojnë të tërë shoqërinë tonë. Është një mit se jeta vazhdon normalisht në Suedi.”– ka deklaruar Ministri i Marrdhënieve të Jashtme, Ann Linde.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi: Bloomberg

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anders tegnell anders tegnell

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet