Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, tashmë anëtar i grupit parlamentar Demokrat, ka filur rreth situatës aktuale politike.
Ai u shpreh se është “deputet i listës së PD, deputet i grupit parlamentar Demokrat”, ndërsa tha më tej se nuk ka askush shance që të thotë që Myslym Murrizi nuk është demokrat.
Duke folur rreth takimit të zhvilluar nga Rudina Hajdari dhe disa anëtar të grupit parlamentar Demokrat, Murrizi u shpreh se nuk ka qenë në asnjë takim të tillë as ai e as Astrit Patozi.
Pjesë nga Intervista
A ishit ju pjesëmarrës në këtë takim?
Nuk është e vërtetë. Takimi është bërë mes Rudina Hajdarin dhe 5 anëtarë të grupit parlamentar Demokrat. As unë e as Astrit Patozi nuk kemi qenë në këtë takim.
A e shihni veten në këtë parti?
Unë shkoj në bindjen time, pa më cek askush për xhakete apo për hunde. Unë nuk kam qenë në këtë takim.
Çfarë diskutuat në grupin parlamentar të krijuar?
Vendosëm në unanimitet që zonja Hajdari të jetë kryetare e këtij grupi parlamentar. U vendos të punojmë për ndryshimin e kodit zgjedhor, sepse Edi Rama nuk blen dot me asnjë lloj leku deputetët që janë në Kuvend. Rma nuk mund ta ndryshojkë kodin, pa marrë votat tona. Ky sistem është degraduar që nga prilli i 2008-ës. Do të ndryshojë sistemi, ta marrin vesh të gjithë servilë, vemjet te Basha apo te Edi Rama.
Cilat janë planet tuaja?
T’ju prishim folenë vemjeve që të mos vijnë më në Kuvend. Do e arrijmë me votat që kemi.
Nëse Rudina Hajdari shpall parti, a do të jeni pjesë e saj?
Unë sot u bëj thirrje demokratëve, që të mos braktisin zgjedhjet. PD ka kujtime të hidhura nga kjo. Unë nuk shkoj në parti me porosi të kurkujt. Nuk më merr askush prej hune apo për dore. Të gjithë janë të lirë të krijojnë parti e t’i vënë emra si të duan.
A po mendoni për parti tjetër?
PD, sot jo vetëm Myslym Murrizi por 13 anëtar të grupit, ishin kundër, mes tyre edhe Ervin Salianji. E ftoj edhe atë që të dalë e të flasë, sepse ai tha se mund të na kthehen demokratët kundër. Mos-hyrja në zgjedhje është shkrirje e Partisë Demokratike. Kam qenë i vetmi që kam thënë nuk e djeg mandatin.
Thanë se do të isha i vetëm, por ja ku jemi. 19 deputetë bëhen këtë javë nga PD, sepse unë besoj se do të bëhen 30 të tillë. Në listë ka pasur persona që s’kanë qenë as votues të PD-së, por janë futur.
A mendoni se do të jeni sërish në Kuvendin tjetër?
Unë do të jem prap deputet, sepse do të prish sistetmin. Unë do të jem prap sepse do të jem me emrin Myslym Murrizi në Lushnjë. Unë do të jem si të më teket mua, pasi të prish sistemin.
Kë do të votoni në zgjedhje?
Çdo demokrat që do të shoh në listë, në zonën ku unë votoj. Unë do të votoj, por edhe do t’u dal në krah çdo demokrati.
Unë kam një bindjen time, Lulzim Basha do të hyj në zgjedhje. Unë kështu e kam lexuar deklaratën e tij.
Si do të hyjë në zgjedhje?
Ashtu siç hyri herën e kaluar, por unë besoj se do të hyjë në zgjedhje.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, pa marrë garanci më parë se ky proces do të ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku thotë se vëllai i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ...
TIRANË– Kryefjala e një të shtunë pa ngjarje ishte sot vendimi i Rudina Hajdarit, vajzës së ish-deputetit të vrarë të Partisë Demokratike, Azem Hajda...
TIRANË– Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, për të hapur parti, flet Myslim Murrizi, i vetmi ...
TIRANË- Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, Rudina Hajdari për të ngritur një parti të re pol...
Transferimi i Drejtorive Arsimore nga disa qarqe, shihet me shqetësim nga opozita dhe disa drejtuesë të DAR nëpër rrethe.Pas Shkodrës, e njëjta situatë është pë...
Në një intervistë për gazetën “Shekulli” deputeti Lefter Maliqi, thotë për “Shekulli”-n, se “Jam i pavendosur, nuk besoj te asnjë forcë politike!”. Sipas tij, P...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.Me anë të një postimi në rrjetet so...
TIRANË-Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi iu ka dhënë fund zërave që e projektonin Kushin si një nga kandidaturat e mundshme për të mar...
Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një...