LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk kemi para të paguajmë punonjësit”, kompanitë fasone letër Ramës: Na ndihmo!

1 Prill 2020, 18:49 Nga DOSJA
“Nuk kemi para të paguajmë punonjësit”,

TIRANË- Kompanitë e fasonerisë kanë njoftuar sot se kanë bllokuar dhënien e pagave për punonjësit e tyre për shkak të problemeve të mëdha financiare që ka shkaktuar sipas tyre kriza e koronavirusit. Ata i kanë dërguar dhe një letër publike, Kryeministrit Edi Rama duke kërkuar që të ndërhyrjë, që të mos shkojnë drejt falimentimit.

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania” shprehet se ndodhen në kushtet kur pagesat e porositësve të eksporteve të tyre është janë bllokuar, ndërsa bankat ofrojnë kredi me interesa të larta për të paguar pagat e punonjësve. Kreu i kësaj shoqate ka paralajmëruar se nuk do të paguajë asnjë nga 68 mijë punonjësit e 762 kompanive prodhuese në vend.

LETRA E PLOTË

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania”, e cila përfaqëson dhe mbron interesat ekonomike të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (Fason), iu është drejtuar edhe më parë, Ju dhe ministrave përgjegjës në qeverinë tuaj, për të marrë në konsideratë kushtet në të cilat ushtron veprimtarinë e tij ekonomike dhe financiare ky sektor. Për fat të keq, sektori që punëson numërim më të madhe të punonjësve, (pas qeverisë), nuk ka ende një përgjigje, as formale, lidhur me problematikën që shoqëron punonjësit tanë në kushtet e situatës së fatkeqësisë natyrore. Duam t’Ju bëjmë me dije, edhe Ju, sikundër kemi javë që informojmë ministrat tuaj, se situata e këtij sektori është si vijon: Nëse 30 mjekë dhe infermierë dërgohen në Itali për të ndihmuar miqtë tanë italianë për këtë fatkeqësi, veprim që e duartrokitëm të gjithë, ju informojmë se janë dhjetra dhe qindra punonjës të kompanive tona, që po vijojnë punë në kushtet e vështira të emergjencës shëndetësore, për të prodhuar veshjet e punës së spitaleve italiane, policisë italiane, policisë rrugore italiane, punonjësve të Mbrojtjes Civile italiane, deri edhe te veshjet mbrojtëse të shëndetësisë, duke dhënë një kontribut të patjetërsueshëm në mbështetje të këtij shteti mik dhe duke i shtuar shpenzimeve tona të përditshme edhe shpenzimet shtesë, siç janë ato për mbrojtjen shëndetësore dhe transportin e punonjësve tanë, në zbatim të urdhrit tuaj për të mos ndërprerë zinxhirin ekonomik të prodhimit.

Në kushtet e mungesës së punëtorëve, për shkaqe të njohura, po punojmë nën kapacitetet tona, me pothuajse gjysmën e produktivitetit, duke marrë kosto shtesë edhe për këtë dukuri që nuk varet nga kompanitë tona; Kemi paguar dhe paguajmë, sipas ligjit, të gjitha detyrimet fiskale për muajt janar shkurt. Por jemi në kushtet e bllokimit të plotë të veprimtarisë ekonomike, për shkak të mungesës së likuiditetit, për faj të administratës Suaj, sepse një numër i konsiderueshëm i kompanive toan nuk kanë marrë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke shkelur ligjin fiskal, si edhe shumë herë të tjera.

Por edhe duke mos dhënë asnjë shpjegim, as në rrugë zyrtare për vonesa që penalizojnë sipërmarrjen. Ndërkohë që, nuk ndodh e kundërta: vonesat tona në pagesa ligjore penalizohen brenda 23 orëve! Bizneset tona kanë edhe nga 4-5 vite që nuk iu rimbursohet TVSH-ja!?

Duke qënë se partnerët europianë nuk e kanë ndërprerë ende punën në disa nga vendet furnitore, ne po vijojmë të punojmë për ta, pa përfituar asnjë nga lehtësitë që fitojnë kompanitë “mëmë” në vendet partnere. Në vende të tjera, puna është ndërprerë dhe ne ndodhemi në mungesë të lëndës së parë dhe të kontratave në vijim, duke rrezikuar mbylljen dhe falimentimin;

NË KËTO KUSHTE: Duke qënë se; a) Nuk është marrë në konsideratë asnjë nga propozimet tona; b) Nuk kemi asnjë komunikim dhe as përgjigje nga ministrat e ngarkuar nga ju; c) Nuk kemi parë asnjë lehtësi për të vijuar punën apo për të ndaluar për një periudhë të caktuar;

JU BËJMË ME DIJE SE 1. Ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave. Për të mosi iu dukur si paradoks, për pjesën e parë të ndërmarrjeve, ju sqarojmë se, edhe pse punojmë në kushtet të vështira, nuk kemi marrë dhe nuk shpresojmë të marrim asnjë pagesë nga kontraktorët, sepse pagesat janë shtyrë në kohë për shkak se tregu nuk siguron shitjen e produkteve tona për arsye të Pandemisë Globale.

Ndodhemi në kushtet e pamundësisë edhe për të negociiuar me bankat tregtare, ngadalësia e të cilave për të aktivizuar shtyrjen e kredive apo aplikimin për kreditë e mbështetura në garancinë sovrane, është e pafalshme. Ne nuk mund të aplikojmë për kredi, kur nuk njohim asnjë nga kushtet, kur këto nuk i njohin as bankat dhe për më tepër kur deklarohet se normat e interesit të kësaj kredia me garanci bankare fillojnë te pragu 3 për qind e lart. Kjo është e papranueshme dhe jologjike në kushtet në të cilat ndodhemi! Bankat janë biznese si ne, por bankat nuk mund të sigurojnë një normë të tillë fitimi në kushtet e tanishme. Ne kërkojmë ndryshimin e menjëhershëm të kësaj strategjie të bankave tregtare dhe një rol më të ashpër të Bankës së Shqipërisë. Ndodhemi në kushtet e pamjaftueshmërisë së likuiditetit duke filluar nga ky moment dhe nuk mund të marrim përsipër pagimin e pagave të punonjësve tanë.

LIDHUR SA MË SIPËR IU BËJMË THIRRJE A) Siguroni nëpërmjet paketës mbështetëse financiare që po përgatitet për biznesin e mesëm dhe të madh mundësinë për pagimin e pagave të asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit tanë që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore; B) Merrni në konsideratë kërkesën tonë për të blerë borxhin e partnerëve tanë ekonomike në Itali e gjetkë, pagesat e të vilë2ve ose janë vonuar ose nuk do të bëhen për këtë periudhë, duke na kredituar më shumë e tyre derisa në llogaritë tona bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht; C) Vlerësoni kërkesën për të shtyrë për një afat të caktuar pagesa të detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;

D) Urdhëroni autoritetet që të paguajnë menjëherë, pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH. Ligji iu autorizon të rikontrolloni bilancet tona edhe pas pesë vitesh, nëse vëreni abuzime me këtë taksë! E) Kërkojmë shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre.

I nderuar z. Kryeministër! Ne e kuptojmë shumë mirë situatën. Por ne gjykojmë se ekonomia duhet të funksionojë dhe mekanizmat e mbështetjes së saj duhet të jenë evidente. Tregu kërkon sa më shumë likuiditet dhe mbajtjen e zinxhirit ekonomik në këmbë. Në të kundërt, kompanive tona që kanë mbi dy dekada që punojnë dhe financojnë edhe formimin profesional të punonjësve, do t’iu mungojë edhe kjo armatë punonjësish që do të duhen vite të përgatitet. Lutem, merrni në konsideratë kërkesat e shoqatës sonë që përfaqëson plot 762 kompani në të gjithë vendin dhe punëson zyrtarisht 68 mijë të punësuar, shumica gra dhe vajza dhe nga zonat suburbane.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kompanite fasone masat kunder covid 19 edi rama kompanite fasone masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës