Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
BALLSH- 10 naftëtarë të Ballshit vijojnë grevën e urisë në uzinë. Që prej mesditës së djeshme ata janë futur në grevë urie për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.
Mëngjesin e sotëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha për mediet, se të gjithë naftëtarët janë të vendosur për të vazhduar grevën. Pavarësisht se numri i grevistëve është simbolik, ai shtoi se do të qëndrojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
“Këtu është punuar nga sipërmarrës të ndryshëm. Ne kemi rreth 1 vit që jemi të papaguar edhe sa duhet të presim. Për këtë arsye kemi kërkuar që shteti të ndërhyjë, pasi nuk kemi me çfarë të mbajmë familjet”, tha ai
Më tej Dautaj theksoi se shteti duhet t’i japë një zgjidhje kësaj situate.
“Ka ardhur koha që të marrim një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e rafinerisë. Nëse nuk do të kishte pasur fitim, kjo rafineri do të ishte mbyllur me kohë, t’i jepet dritë jeshile rafinerisë pasi mbahen familje më këto para”, tha Dautaj.
Ndërsa naftëtarët e tjerë njëzëri u shprehën se nuk do të kthehen duarbosh në banesat e tyre.
“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, thanë grevistët.
Po kështu ata kanë treguar se disa prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore dhe asnjë mjek nuk ka shkuar në uzinë.
Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Shoferi i cili u përfshi në aksidentin ku humbi jetën infermierja Adelina Rizdai u tha se ishte larguar nga spitali ku po mjekohej në momentin kur...
TIRANE– Një i ri nga Durrësi është kapur nga policia e Elbasanit duke transportuar 13 klandestinë nga Siria. Në kudër të operacionit “Bradasheshi” në pran...
Krujë– Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi kultivonte cannabis sativa në oborrin e shtëpisë së tij në Thumanë.1 vit nga zgjedhjet e 2...
TIRANE– Sipas MeteoAlb vendi ditën e sotme do të shoqërohet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat sjellin shira të izoluar në vend gj...
TIRANE– Kryeprokurori Olsian Çela është shprehur se organi që ai drejton mund të ndërhyjë vetëm në rastet e çështjeve penale për sa i përket zgjed...
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...
TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka denoncuar se qeveria Rama, 1460 m2 të Gardës së Republikës ia ka kaluar një kompanie private, “Dushku S.A” shpk....
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se me reformën në drejtësi, krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivel të lartë janë kompetencë...