Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vritet me armë zjarri në lokalin e tij 62-vjeçari në Lushnje, i biri rëndë në spital! Ngjarja pas një sherri, autori i d
2 Qershor 2021, 23:02Nga DOSJA
LUSHNJE– Vetëm pak pas atentatit në Vlorë, nga të shtënat e kallashnikovit është tronditur edhe Lushnja. 62-vjeçari Rako Qorri është qëlluar me armë zjarri, duke u lënë i vdekur në vend në banakun e lokalit të tij, ndërsa i plagosur ka mbetur djali. Klejdi Qorri, vetëm 31 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, në fshatin Fier i Ri, afër Krujtes, në lokalin që kishte në pronësi vetë viktima. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithçka ka nisur nga një sherr i momentit me autorin e prangosur Sofokli Shani.
Pas nisjes së konfliktit, autori Shani ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas ka qëlluar ndaj babë e bir në banak. Dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, megjithatë pritet që të vërtetohet nga Policia e Shtetit.
Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Po ashtu mësohet se Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.
Pritet që dëshmia e tij dhe e 31-vjeçarit që u mbijetoi plumbave të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e vrasjes që tronditi zonën. Deri më tani nuk raportohet se as babai dhe as i biri të kenë pasur precedentë penalë të mëparshëm, ndaj e vetmja pistë ku edhe po hetohet është ajo e konfliktit të çastit.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË – 5 minuta para orës 00:00, Shkëlzen Velaj u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë, teksa përpiqej që t’i shpëtonte me vrap atentatorëve. 43-vje&cced...
VLORË– Policia ka nisur kontrollin në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt në Vlorë. Menjëherë pas ekzekutimit të tij...
TIRANË– Autoritetetet shqiptare duket se kanë hequr dorë nga një implementim i shpejtë i teknologjisë 5G.Në fillim të vitit të kaluar, AKEP kishte pa...
VLORË- Vrasja e Shkëlzen Velajt në lagjen ’24 Maji’ në Vlorë ka ngritur në këmbë për hetimet Policinë e Shtetit. Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëru...
LUSHNJE– Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ku Sofokli Shani qëlloi me automatik babë e bir. Shani, qëlloi me automatik në lokalin ...
TIRANË–Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Përballë Fevziut, ajo iu përgjigj pyetjeve të sh...
FIER– Ura në Darzezë është shembur! Dosja.al mëson se për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.Mjeti i tonazhit të rëndë po kalonte në urën e amo...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.Sipas Meteoalb, sot temperaturat d...
LUSHNJE– Sofokli Shani është autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të këtij të fundit, në Lushnje. Ai dyshohet se ka vrarë me armë zjar...