LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Nuk dinë hallet tona’, anketimi i IDN-së: Shqiptarët të zhgënjyer nga partitë politike

6 Maj 2022, 16:52 Nga DOSJA
‘Nuk dinë hallet tona’, anketimi i IDN-së: Shqiptarët

TIRANË- Në Tiranë, një anketim i Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim nxori se shqiptarët janë gjerësisht të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj partive politike.

Sipas studimit, qytetarët mendojnë se deputetët njohin pak shqetësimet e tyre dhe se sistemi zgjedhor duhet reformuar. Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të pakënaqur me funksionimin aktual të demokracisë shqiptare dhe shprehin hapur zhgënjimin nga partitë politike.

Kjo është një nga gjetjet kryesore në anketimin kombëtar “Shqipëria në Kuvendim”, publikuar këtë të premte nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Sipas anketimit, mbi 60 për qind e qytetarëve pohuan se janë pak dhe aspak të kënaqur me mënyrën se si po funksionon demokracia aktualisht në Shqipëri, dhe se ata i konsiderojnë partitë politike si institucionet më pak të besueshme në vend.

Ka një zhgënjim të qytetarëve me sistemin politik në përgjithësi, që rikonfirmohet përsëri edhe sot, sepse ka qenë i pranishëm edhe në studime të mëparshme. Ka një zhgënjim edhe me proceset politike edhe me aktorët që mbizotërojnë këto procese, parti politike, qeveri, opozitë etj” – thotë Gjergj Vurmo, autor kryesor i anketimit.

Afro 70 për qind e të anketuarve nuk besojnë se parlamenti bën punët e duhura. Edhe pse marrin pjesë në zgjedhje, ata shprehën një interesim të ulët për politikën, por treguan një interes të lartë që të gjithë projektligjet duhen konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, pavarësisht nga kostot dhe kohëzgjatja e procesit.

Qytetarët shprehën një besim të ulët tek sistemi i tanishëm zgjedhor, i cili pohojnë se nuk pasqyron plotësisht vullnetin e tyre, ndaj kanë një skepticizëm të madh për deputetët dhe politikanët.

Nga anketimi u vërtetua një mbështetje dhe mirëpritje, që qytetarët u japin formave të tjera alternative të sistemeve zgjedhore, si sistemi maxhoritar apo sistemi proporcional rajonal me lista plotësisht të hapura” – thotë Besjana Kuçi, bashkautore e studimit.

Votimi i Diasporës është një çështje e ndjeshme, temë e anketës, për realizimin konkret të të cilit, pohojnë autorët, nevojitet konsensus i gjerë politik.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nuk dinë nëse diaspora ka ende të drejtën ligjore për të votuar në zgjedhje, por shumica e qytetarëve dëshirojnë që kjo e drejtë e diasporës të bëhet realitet dhe ata ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje.

“Realizimi ose jo i votimit të diasporës është thjesht çështje e vullnetit politik të partive kryesore. Votuesit nga diaspoa janë një trupë votuesish që nuk bien nën presione të ndryshme si vihen grupe votuesish brenda Shqipërisë. Ata janë një grup votuesish me aftësinë dhe kapacitetin që ta shkundin si tërmet sistemin politik në vend” – thotë zoti Vurmo.

Shqipëria është vendi me një nga diasporat më të mëdha në botë. Më shumë se një e treta e shtetasve të saj jetojnë në mënyrë të përhershme jashtë vendit. Por edhe pse e kanë emrin në Regjistrin e Zgjedhësve, e vetmja mënyrë që të votojnë, është që të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Emigrimi ka vazhduar dhe pritet të vazhdojë me ritme të larta, pohojnë studiuesit, por të anketuarit tregojnë mbështetje më të madhe, që të jepen paga më të larta për shqiptarët vendas, sesa që të importohen imigrantë të huaj.

Ndërkaq, një pjesë e vogël janë në dijeni se është miratuar një ligj për ndryshimet klimatike dhe shpreh mirëkuptim për këtë temë, ndërsa pjesa më e madhe janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së dukshme të mjedisit.

Nga anketimi doli se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të hapur për të lexuar dhe dëgjuar opinione të kundërta dhe këndvështrime të ndryshme ndaj çështjeve politike, por më pak se gjysma e tyre është e hapur për të ndryshuar aspekte të bindjeve personale politike./VOA/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet anketim besjana kuçi gjergj vurmo instituti për demokraci dhe ndërmjetësim anketim besjana kuçi gjergj vurmo instituti për demokraci dhe ndërmjetësim

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen