Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Njoftim shokues i ish-kampiones Evert: “Kam kancer në vezore, jam duke bërë kimio”
16 Janar 2022, 09:42Nga DOSJA
SHBA – Ish-tenistja Chris Evert është e sëmurë. Kampionia e 18-të Grand Slam-eve, e bëri të ditur këtë permes një njoftimi në Twitter: “Dëshiroj t’ju them se në fazën e parë jam diagnostikuar me kancer në vezore, kam shumë besim se mund ta kapërcej dhe jam e sigurt se kimioterapia do të japë rezultate të mira. Fatmirësisht e morëm vesh me kohë”.
67-vjeçarja kampione amerikane kërkoi të respektonte privatësinë e saj: “Shpresoj që ta kuptoni nevojën time për t’u fokusuar në shëndetin dhe kujdesin. Gjithsesi do të më shihni duke u lidhur me Espn, si dikur për disa komente në Australian Open.”
Chrissie filloi trajtimet e saj këtë javë. Motra e saj, Jeanne, gjithashtu një ish-lojtare tenisi, vdiq në shkurt dy vjet më parë nga e njëjta sëmundje. “Unë mendoj për të dhe ndjej se ajo do të më ndihmojë të kapërcej këtë test të vështirë”,- tha Evert.
Kampionia është operuar dy herë, e fundit në mes të dhjetorit dhe analizat gjetën qeliza kanceroze: “Por mjekët më siguruan. Ka një shans 90 për qind që kimia të funksionojë.”
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI – Me një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të d...
AUSTRALI – Me një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të d...
ANGLI – Një lajm i bujshme në treg, në lidhje me karrierën e Christian Eriksen vjen nga Anglia. Sipas ‘Times’, mesfushori danez është gati të nënshkruajë ...
ANGLI – Divorci mes Anthony Martial dhe Manchester United duket i pashmangshëm. Këtë të shtunë, pas barazimit mes “Djajve të Kuq” dhe Aston Villas (2-2) n...
AUSTRALI – Kësaj radhe debatet janë mbyllur dhe epilogu i aferës së pabesueshme Novak Djokovic pritet në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Europë (pra ...
ANGLI – Barazimi mes Aston Villas dhe Manchester United mban vetëm një emër, atë të Philippe Coutinhos, i cili në debutimin e tij me fanellën e Aston Vill...