Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zvicër-Familja Dashai, me prejardhje nga fshati Nagllavë e Klinës së Kosovës, që nga viti 1989 jeton dhe vepron në komunën Giornico të kantonit Tiçino të Zvicrës Jugore, shkruan albinfo.ch.
Kjo familje e vyeshme dhe integruar shumë shpejt në shoqërinë zvicerane si detyrë parësore vetvetes ia pati parashtruar shkollimin e fëmijëve të saj.
Mundin e bashkëshortëve Tush dhe Gjyle Dashi e shpërbleu me arritje të larta në fushën e bio-mjekësisë djali i tyre, Albert Dashi.
Ai dhjetorin vitit të kaluar në Universitetin Kombëtar të Singapurit, pa mbushur ende moshën 30-vjeçare mbrojti me sukses të dalluar tezën e punimit të doktoraturës në fushën e gjenetikës dhe të epigjenetikës, shkruan albinfo.ch.
Komisioni në përbërje të profesorëve të njohur ndërkombëtarë: Associate Professor Prahba Sampath Nus, Associate Professor Lena Ho Wai Mun, Duke – Nus dhe Assistant Professor Wang Xiaomeng, NTU, vlerëson lartë punën hulumtuese në këtë lëmi të djaloshit me origjinë nga Kosova, prof.dr. Albert Dashi.
Ndërkaq, Roger Foo, kërkues shkencor në Institutin shtetëror të gjenetikës në Singapur, i pranishëm në këtë mbrojtje doktorature duke e përgëzuar për suksesin e arritur z. Dashi, pati thënë: ‘’Ky punim ka peshë të veçantë në gjenetikë, ngase ende në këtë sferë janë të pamjaftueshme kërkimet shkencore‘’.
Dashi edhe studimet e nivelit Bachelor dhe Master në drejtimin Bio-mjekësi, i pati përfunduar me nota të larta dhe në afat rekord, në Universitetin e Fiburgut, përkatësisht në atë të Bernës në Zvicër, ku edhe jetoi deri më 2014.
Ai dhe eksperti i së njëjtës fushë prof.dr Oliver Worsley, si ish- bursist të Asociacionit ‘’Astar‘’të Singapurit, duke u mbështetur në metodën hap pas hapi në sukses, në gusht të vitit 2018 themelojnë kompaninë e pavarur ‘’Sequential Skin” me seli në Singapur.
Objekt studimi kjo kompani ka analizat me mjete gjenetike të lëkurës së njeriut, dhe diagnostikimin e saktë të sëmundjeve dhe anamolive të tjera.
Po ashtu gjatë këtyre ditëve kjo shoqëri ka eksperimentuar pandërprerë disa metoda, nëpërmjet të cilave është arritur diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i të dyshuarëve me Covid 19 .
Në kontakt të drejtpërdrejtë me prof. dr. Albert Dashi, mësojmë që ai dhe disa ekspertë shqiptarë të Mjekësisë, që veprojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kosovë lindore dhe vende të tjera të botës, janë tubuar në një ekip të përbashkët për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër Covid 19.
Dhe jo vetëm kaq, prof. dr. Dashi, spscialist në gjenetikë dhe epigjenetikë bën të ditur që në Singapur, ka filluar aplikimi i një test kontrolli, me përbërje nga substanca dhe materiale kimike, nëpërmjet të cilit shpejt dhe saktë kryhet diagnostikimi i të dyshuarve me virusin Covid 19.
Diagnostikimi me kohë i Covid 19, sipas prof. dr. Albert Dashi, lehtëson punën e punonjësve shëndetësorë dhe jep mundësi shtesë të marrjes së masave preventive në parandalimin e kësaj pandemie, që ka goditur pothuajse gjithë botën.
Prof.dr. Dashi, thërret të gjithë specialistët shqiptarë të fushës së mjekësisë që të inkuadrohen në luftën anti – Covid 19. Ai ndihmesën e tij po e jep duke qenë në lidhje të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, dhe atë të Kosovës.
Më kusht që kjo gjendje të tejkalohet sa më me pak viktima prof.dr.Dashi, apelon tek të gjithë specialistët e kujdesit shëndetësor që përvojën e tyre ta pasqyrojnë me këshilla dhe sugjerime nëpërmjet faqes së më poshtëme të krijuar enkas për këtë problematikë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AUSTRALI- Një shkencëtare në Australi ka habitur me deklaratën e saj, pasi është shprehur se një vaksinë që mund të kurojë COVID-19 nuk mund të dalë kurrë. Ndër...
ITALI-Festa e Pashkëve, ashtu si për të gjithë besimtarët e krishterë, edhe për arbëreshët në Itali mbetet një nga festat më të rëndësishme.Kjo është festa që e...
ISLANDË– Islanda testuar për Covd-19 10% të popullsisë dhe është zbuluar se gjysma e personave kanë rezultuar pozitiv pavarwsisht se ata nuk kishin shfaqur...
NEW YORK– Në New York, për shkak të pandemisë së Covid-19 të gjitha shkollat publike do të qëndrojnë të mbylluara për këtë vit shkollor.Këtë e ka bërë me dije k...
BRITANI- Një nga ekipet më prestigjioze të shkencëtarëve në botë, ai i Oksfordit, pretendon se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati deri në muajin shta...
Britani e Madhe-Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur për herë të parë nga spitali “St Thomas”, ku po merr mjekim, pasi është i infektuar me COVID-19. A...
Europë-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’ ka deklaruar se të moshuarit do të qëndrojnë të iz...
Kosovë- Këngëtari shqiptar, Jetmir Hyseini ka fituar betejën me COVDI-19. Pas 23 ditësh qëndrimi në spital, ai ka rezultuar negativ dhe lajmin e ka bërë të dit...
Itali– Besimtarët katolikë festojnë sot ringjalljen e Krishtit, pashkët. Papa Françesku gjatë fjalës së tij në vigjilje të Pashkëve të shtunën mbrëma, në...
COVID-19 është ende një kërcënim për botën. Nurmi i viktimave në rang global ka shkuar në 108,852 dhe të infektuar aktualisht janë 1,780,909 persona. Lajm i mir...