LIVE UPDATES
Bota

Një mënyrë e re për ta udhëhequr botën e lirë dhe demokratike

17 Dhjetor 2020, 17:52 Nga DOSJA
Një mënyrë e re për ta udhëhequr botën e lirë

SHBA- Në vitin 2021 SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë një mundësi të artë që vjen një herë në një gjeneratë,për të ndalur tërheqjen globale të demokracisë,dhe për t’i treguar kufirin autokracive si Rusia dhe Kina. Por, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse demokracitë e mëdha bashkohen në mbrojtje të lirisë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden synon të “ndërtojë sërish më mirë”. Por ai nuk mund të kthehet 4 vite pas,në një botë kërcënuese multilaterale, ku aleatët zgjidhen nga autokracitë, dhe i shkëmbejnë investimet strategjike apo energjinë me çmim të lirë,me një besnikëri të palëkundur ndaj tyre.

Lejimi i aleatëve që ta shesin sigurinë e tyre ekonomike, në prirje që Xhaxha Semi (SHBA-ja) të veprojë si garantuesja e tyre e sigurisë, do t’i hapte dyert një izolacionisti tjetër si Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet të fokusohet në krijimin e një ndjenje të re besimi në botën demokratike, e cila u mungon shpesh shoqërive të lira. Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, unë u përpoqa t’i ndërtoj këto lidhje në të gjithë botën e lirë, duke krijuar dhe forcuar partneritetet me demokracitë e Indo-Paqësorit si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Por pasi unë u largova nga zyra publike, bota ka parë një ringjallje të autoritarizmit, dhe teknologjia ka arritur një fuqi të tillë sa që mund të çlirojë ose shtypë. Pesë vjet më parë, një aleancë e demokracive ishte qëllimi më fisnik. Por sot ajo është thelbësore për zgjidhjen e problemeve më urgjente. Në qendër të kësaj përpjekjeje, duhet të jetë udhëheqja e vendosur amerikane. Vetëm SHBA-ja zotëron kapacitetet për t`a bërë këtë. Ajo ka gjithashtu një demokraci mjaft të fortë. Zgjedhjet e këtij viti, ishin një test i mirë për demokracinë amerikane.

Ajo e kaloi atë, duke siguruar një transferim të pushtetit, edhe kur vetë kreu i shtetit u përpoq ta delegjitimonte procesin. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka pas derës një radhë me aleatë të lodhur prej Amerikës. Ne dëshirojmë një udhëheqës amerikan të vendosur. Dhe nga përvoja e madhe politike që ka, besoj se Joe Biden do ta shfrytëzojë këtë shans. Në vitin 2018, unë mbajtja samitin e parë të demokracisë në Kopenhagë, nën kujdesin e fondacionit tim “Aleanca e Demokracive”. Samiti mbledh udhëheqës kombëtarë, aktivistë të demokracisë dhe përfaqësues nga teknologjia dhe shoqëria civile,dhe synon të forcojë demokracinë.

Ai samit u hap me fjalën e zotit Biden. Në fjalimin e tij, ai theksoi nevojën e ripërtëritjes Së aleancave dhe ri-ngritjes së demokracisë. “Demokracia ka të bëjë me një gjë tepër:Liri, liri, liri”- tha ai. Gjatë fushatës së tij elektorale këtë vit, ai u zotua të organizojë një samit të ngjashëm të udhëheqësve demokratikë, këtë herë si president. Këtë përpjekje do të udhëheqë Amerika, por ajo nuk do të jetë e vetme. Demokracitë në Indo-Paqësor, nga Tajvani në Australi, Indi dhe Japoni, po kërkojnë gjithashtu miq të një mendje, për t’iu kundërvënë qëndrimit agresiv të Kinës. Në Evropë, një Britani pas Brexit do të presë samitin e G7-ës në vitin 2021, duke mbledhur fuqitë më të mëdha demokratike dhe ekonomike të botës. Londra synon që ta shfrytëzojë këtë mundësi, për të bërë atë që një politikan i vjetër më tha,një “uverturë në botën e lirë”. Teknologjia, përbën sot një sfidë ekzistenciale për demokracitë. Bota është në një garë figurative teknologjike të armëve. Kushdo që e fiton atë, do të diktojë vendosjen e rregullave, standardeve dhe normave për sistemet teknologjike në zhvillim, nga njohja e fytyrës tek armët e luftës.

Nëse garën e fiton Kina, liria do të zbehet. Bota e lirë, duhet të mësojë nga përplasjet e saj të brendshme mbi kompanitë kineze Huawei dhe TikTok, dhe të ndërtojë një aleancë dixhitale për t’u përgatitur për grupin tjetër të sfidave. Kjo përfshin vendosjen e standardeve të zakonshme të privatësisë, për transferimin e të dhënave të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, bashkëpunimin mbi mënyrën e rregullimit të platformave të internetit, dhe kombinimin e kapaciteteve për të zhvilluar rrjetet e telekomit, llogaritjen kuantike dhe inteligjencën artificiale – që të gjitha më të shpejta, më të mira, dhe më të lira se sa ato që ofron Kina. Jo çdo aleat i SHBA-së është plotësisht i bindur tek nevoja e një grupi demokratik global.

Franca dhe Gjermania, mund të shqetësohen se një aleancë e demokracive, do të zëvendësonte sistemin global multilateral, të përfaqësuar nga Kombet e Bashkuara. Dhe një ringjallje e aleancës trans-atlantike mund të dobësojë nevojën që Evropa të zhvillojë pavarësinë e saj strategjike nga SHBA. Unë jam dakord me të dyja këto shqetësime. Përforcimi i aleancës globale demokratike, do t’u jepte mundësi kombeve anëtare që të rindërtojnë multilateralizmin, dhe jo t`a anashkalojnë atë. Ne kemi nevojë të bisedojmë me Kinën për ndryshimin e klimës dhe betejat e tjera globale, por le t`a bëjmë këtë nga pozita relativisht më të forta.

Njëkohësisht, Evropa duhet të vazhdojë të jetë më e vetë-mjaftueshme, dhe të investojë më shumë për sigurinë e saj. Pasi një Evropë më e fortë, do të thotë një botë më e lirë. Tridhjetë vjet më parë demokracive të përparuara iu tha se ato do të shihnin “fundin e historisë”, dhe se përparimi i vazhdueshëm i lirisë ishte diçka e pashmangshme. Në fakt ndodh e kundërta:Liria është tërhequr, ndërsa Amerika është tërhequr nga roli i saj si udhëheqëse globale. Ne mund të mos shohim sërish një mundësi më të mirë për t’u shëruar nga sëmundja shkatërruese e Perëndimit:vetë-dyshimi demokratik. Ka ardhur koha të ndërtojmë një aleancë të demokracive.

Shënim:Anders Fogh Rasmussen, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitet 2009-2014. Ai themeloi në vitin 2017 fondacionin “Aleanca e Demokracive”.

Marrë nga: wsj

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba donald trump joe biden shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës