LIVE UPDATES
Aktualitet

Një dhuratë për dhëndrin e Erdoganit?/ Shqipëria blen dronë, kostoja? 10 miliardë lekë

29 Qershor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Një dhuratë për dhëndrin e Erdoganit?/ Shqipëria blen

Në foton siper inxhinieri Selçuk Bayraktar (djathtas) me gruan e tij Sümeyye Erdogan (majtas), vajza e vogël dhe këshilltar special i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në Teknofest në Stamboll në 20 Shtator 2018

Sapo mbaruan zgjedhjet Edi Rama mori avionin të flutirojë në drejtim të Turqisë ashtu sikurse bërë në fillim të fushatës elektorale. Herën e parë ai kishte nevojë për ndihmën e sulltanit të Ankarasë, për ti kërkuar vaksina dhe ngritjen e një spitali elektoral në Fier. Erdogan ia përmbushi dëshirën. pas fitores ishte radha e Ramës të kthente borxhin. Dhe kryeministri shqiptar nuk hezitoi ta bënte për vëllain e tij neo ottoman.

Si rezulatat i kësaj marëdhënie okulte Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë për të cilët askush nuk pati dëgjuar më parë po që së shpejti u shndërruan në një projekt prioritar të ministrisë sonë të Mbrojtjes. Në fakt shitja e dronëve me të cilat Turqia krenohet është një prioritet, i tjetërkujt, ai i politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së regjimit të Erdoganit.

“Për sa i përket dronëve ne jemi një nga tre katër prodhuesit më të shquar të dronëve” mburrej pak kohë më parë presidenti turk, i cili pas suksesve të kësaj armëve vrasëse lufte në Nagorno Karabak, në Siri dhe Libi ka filluar të shesë produktet e tij të krenarisë në Azerbaxhan, Ukrahinë Tunizi dhe Poloni.

Ministri Çuçi gjate vizites ne fabriken e droneve ne Turqi

Nuk ka dyshime se më shumë sesa një nevojë e brendëshme blerja e dronëve nga Shqipëria është bërë si imponim i Erdoganit për Edi Ramën. Sapo u kthye nga vizita në Anadoll kryeministri dha lajmin se Shqipëria do të blejë nga vendi mik dronë inteligjentë për sistemin e kontrollit të territorit të vendit për rendin publik. Do të prodhohen në kohë reale të dhëna mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik. Nuk kaluan shumë ditë dhe marrëveshja e arritur në Ankara është konkretizuar edhe në Aktin Normativ të fundit të Këshillit të Ministrave për ndryshimet në buxhetin e shtetit. Në relacionin e projektligjit thuhet se një prej ndryshimeve është në drejtim të projektit prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi. Pra edhe zyrtarisht pranohet se më shumë se 8 milionë euro qeveria shqiptare i ka dedikuar për këtë projekt. Por edhe këtu ka diçka të dyshimtë, sepse nga çmimet e shitjeve ndërkombëtare të deritanishme vlera e nje seti dronesh ështe s♪7 paku trefish më e lartë.

Po pse u zbatua me urgjencë kjo kërkesë e Erdogan? Pse Turqia e e ka të rëndësishme promovimin e kësaj arritjeje teknologjike që shikohet si një shenjë e fuqisë së saj.

Përpos arsyeve propagandistike të një vendi që dikur i importonte dhe sot i sheh dronët si një instrumet i soft-poëer-it të vet në botë, ka edhe diçka që shkon përtej.

Në krye të këtij projekti turk të prodhimit të dronëve qëndron burri i vajzës së vogël të Erdogan, Selçuk Bayraktar.

Shpikjet dhe sukseset industriale kanë qenë jo të vogla për këtë inxhinier të shkëlqyer 41-vjeçar turk, i cili është shkolluar në Institutin prestigjioz të Teknologjisë së Masaçusetsit në Boston. Kur u kthye nga Shtetet e Bashkuara në 2007, Selçuk Bayraktar, i njohur sot si gjeniu i dronëve,e shpalli menjëhrë ambicien e tij për të prodhuar dronë 100% turq. Ai qe në gjendje të bindte udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ishte, në atë kohë, plotësisht e varur nga aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dronët vëzhgues të të cilëve u përdorën në luftën kundër rebelimit të PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).

Pas krizës diplomatike me Izraelin në 2010, Ankara favorizoi prodhimin vendas. Si çdo gjë tjetër kjo industri u zhvillua në hijen e klanit presidencial. Dhëndri i Erdoganit u bë flamurmbajtësi.

Në më pak se një dekadë, ai është bërë një nga burrat më me ndikim të Turqisë. Martesa e saj në 2016 me Sümeyye Erdogan, vajza e vogël dhe këshilltarja speciale e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka qenë në thelb të kësaj ngritjeje maramendese.

Borxh për dronë nga Erdogani apo radarë për sigurinë rrugore

Por ishte mbi të gjitha zhvillimi i programit të dronëve ushtarakë, brenda biznesit të familjes Baykar që dikur merrej me pjesë këmbimi automobilistike, që hapi dyert për pushtet.

Në pak vite, dronët “vrasës” të Selçuk Bayraktar janë bërë një armë vendimtare për ushtrinë turke në të gjitha zonat e saj të veprimit. Policia, xhandarmëria, doganat dhe shërbimet e inteligjencës turke janë sot të paisura me ato. Në shtator 2016, njëri prej tyre u përdor për herë të parë në malet e Kurdistanit në një “vrasje të shënjestruar”.

Qeveria shqiptare në shtesën e papritur 8 milionë euroshe që i bëri buxhetit nuk flet për dronë lufte por për mjete që do të kontrollojë teritorin në paqe. A ishin ato prioritare? Natyrisht që jo. Po të kishte qenë kështu dronët e domosdoshëm të Erdogëni dotë ishin përfshirë me kohë në buxhet. Me sa duket kjo ka qenë një kërkesë e papritur e sulltanit neottoman gjatë vizitës së fundit të Ramës në Turqi. Dhe pas ndihmës që mori në fushatën elektorale, kryeministri shqiptar nuk thosht dot jo.

Marrë nga Lapsi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dronet “iha” selçuk bayraktar sümeyye erdogan dronet “iha” selçuk bayraktar sümeyye erdogan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale