LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërojnë shkencëtarët britanik, i druhet një beteje të përjetshme me koronavirusin

3 Gusht 2021, 16:37 Nga DOSJA
Paralajmërojnë shkencëtarët britanik, i druhet një

BRITANI– Shkencëtarët britanikë shpresojnë që virusi të evoluojë në një formë që shkakton “sëmundje shumë më pak të rënda”, por paralajmëruan se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë për disa kohë. Masat parandaluese dhe kufizimet do të jenë të nevojshme ndërkohë që ekziston një “mundësi reale” që të shfaqen variante rezistente ndaj vaksinave.

Në një raport të publikuar javën e kaluar nga Grupi Këshillimor Shkencor i Britanisë për Emergjencat, i njohur ndryshe si SAGE, shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së një varianti të ri, që të ketë nivelin e vdekshmërisë së MERS-it, një koronavirus tjetër, i cili ka një shkallë të lartë vdekjesh prej 35%.

Raporti u publikua në heshtje

Raporti mbi evolimin e mundshëm afatgjatë të virusit u publikua të premten vonë, dhe politikanët e opozitës në Britani janë ankuar se ai është nxjerrë pa zhurmë dhe fshehurazi nga qeveria për të shmangur publicitetin në mënyrë që të mos minohej besimi i publikut në lehtësimin e kufizimeve të pandemisë dhe hapjen e kufijve të vendit për vizitorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky raport duhet të kishte shkaktuar valë tronditëse në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar,” u tha gazetarëve Philippa Whitford, një ligjvënëse nacionaliste skoceze dhe nënkryetare e një grupi parlamentar të të gjitha partive mbi pandeminë.

Rekomandimet dhe komentet e bëra nga SAGE sjellin realitetin e qartë, se ne ende nuk e kemi “mposhtur” këtë virus, “- shtoi Whitford, një kirurge me profesion.

Në raport, shkencëtarët thonë se mundësia që një variant i ri t’u rezistojë vaksinave aktuale, është “pothuajse e sigurt” që do të ndodhë. Frika më e madhe e grupit SAGE janë ndryshimet e vogla në gjenet e virusit që mund të çojnë në ndryshime në proteinat e tij sipërfaqësore. Shumica e vaksinave që përdoren tani kanë si objektiv proteinat sipërfaqësore të koronavirusit. Shkencëtarët gjithashtu shqetësohen për mundësinë e rikombinimit të varianteve për t’u bërë më ngjitëse.

Epidemiologia, Deepti Gurdasani thotë se raporti i SAGE “e bën të qartë se nuk ka gjasa që virusi të bëhet më pak i rrezikshëm në një periudhë afat-shkurtër.” Ajo shkroi në Tëitter: “Pra, për të gjithë ata që sugjerojnë se duhet të jetojmë me të, dhe se ai do të bëhet si koronaviruset sezonale të padëmshëm, nuk duket se ka të ngjarë të ndodhë së shpejti”.

Raporti ka tërhequr vëmendjen e qeverive në Evropë, dhe zyrtarët në Berlin thonë se ai luajti rol në vendimin e shpallur të hënën nga qeveria gjermane për të ofruar vaksina përforcuese tek njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nga COVID-19, sëmundja që koronavirusi mund të shkaktojë. /VOA/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota deepti gurdasani koronavirusi ne bote philippa whitford deepti gurdasani koronavirusi ne bote philippa whitford

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës