LIVE UPDATES
Bota

“Nisma 17+1”/ Ekspertët: Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm

8 Tetor 2020, 18:19 Nga DOSJA
“Nisma 17+1”/ Ekspertët: Ndikimi i Pekinit në

Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqiperisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur. Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjshtuar Serbinë është i padukshëm.

Nisma 17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën botërore si një lojtare e rëndësishme. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë si dhe partneri i dytë tregëtar i BE pas SHBA. Nisma synon të nxisë interesat ekonomike të Kinës në këto vende ndaj dhe lufta tregëtare mes SHBA dhe Kinës sipas studiuesve del shpeshherë në sipërfaqe.

“Synimi gjeopolitik i Kinës është që të rrisë ndikimin e saj në vendet të cilat kanë nevojë për kapital. Dhe duke parë pozitën gjeografike të rajonit tonë, kjo është dera për të hyrë në tregun e BE. Por mesymja kineze ndaj këtyre vendeve, shfrytëzon nivelin e dobët të institucioneve dhe korrupsionin e lartë në sektorin shtetëror si nevojën që kanë vendet për të tërhequr kapital dhe financime nga jashtë”- thotë për Zërin e Amerikës Klodian Tomorri gazetar për çështje ekonomike.

Studiuesja Valbona Zeneli thotë se për shkak të kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxheve publike, mungesën e transparencës, konkurencën e dobët ekonomike, Kina mund të bëhet një faktor sfidues për të ardhmen europiane të Ballkanit, ndaj dhe platforma 17+1 shihet nga BE si qëllim i Kinës për të për përcarë BE. Përmes nismës 17+1 investimet Kineze në rajon kanë mbërritur në 20% të stokut të përgjithshëm krahasuar me 2% që janë në BE. Serbia kryeson me rreth 10 miliard dollarë ndërsa investimet e Kinës në Shqipëri llogariten afro 500 milion dollarë transakosnione , mes kompanive private. Presidenti i UET Selami Xhepa mendon se ndikimet e nismës përjashtuar Serbinë, janë modeste.

“Ajo që duket deri tani, është që në fushën ekonomike arritjet e kësaj platforme janë shumë modeste. Kryesisht ndër gjithë vendet, Hungaria, Polonia Çekia, duket që janë vende që kanë patur një shkallë më të lartë përfitimi, ku influenca ekonomike ka qenë më e dukshme, ndërsa vendet e Ballkanit ndoshta më përjshatim të Serbisë, që ka një angazhim më të madh të investimeve kineze, vecanërisht në Shqipëri influenca e kësaj nisme është pothuajse e padukshme”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez është huadhënia për projektet e infrastrukturës të lidhura me një “Brez një Rrugë”, dhe më shumë se 80% e atyre që konsiderohen investime janë kredi, duke sjellë rritje të borxhit publik në vendet respektive. Pekini ka përfituar nga kërkesat urgjente për ndërtim dhe rinovim të infrastrukturës thonë studiuesit, shoqëruar kjo me praktikat e shpejta ligjore si dhe me standardet e dobëta të punës. Ditët e fundit presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqipërisë të dalë nga nisma 17+1, mes Kinës dhe vendeve të Europës qëndrore, lindore dhe Ballkanit perëndimor.

“Shkëputja e Shqipërisë nga nisma 17+1 do të ishte një fitore e rëndësishme për politikën amerikane pasi ndërpret hovin e investimeve kineze në Eropën qëndrore dhe lindore, por dhe mësymjen e saj mësymjen drejt tregjeve të BE”- argumenton Klodian Tomorri, gazetar për çështje ekonomike.

Sipas ekspertëve dalja nga platforma 17+1 e inciuar nga Kina konsiderohet e lehtë pasi Shqipëria nuk është e përfshirë në projekte të mëdha.

“Në këtë rast pjesmarrja e Shqipërisë në 17+1 është gati e padukshme. Është shumë vështirë të identifikosh se çfarë ka bërë ose përfituar Shqipëria në kuadrin e 17+1”, shprehet Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një koment mbi sugjerimin e Presidentit të SHBA për të dalë nga nisma 17+1 dhe nuk mori përgjigje. Por ekspertët shohin si një përgjigje indirekte të tij, një koment të pak ditëve me parë në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku Z. Rama mbështeti qëndrimin amerikan për një rrjet të sigurt të telekomunikacionit 5G, duke e cilësuar ofertën aktuale në rajon të dyshimtë. Ekspertët mbështesin orientimin e Shqipërisë drejt tregjeve të BE.

“Ne sot politikat e brendshme tregëtare i kemi të përputhura me politkat tregëtare të BE. Në këtë pikpamje çdo angazhim politik që mund të ndërrmarë Shqipëria në fushën ekonomike dhe tregëtare nuk ka asnjë dyshim që duhet të bashkërendohet me BE sepse ky është proçesi në të cilin ne kemi hyrë”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë dekadës së fundit Kina ka dërguar mesazhe të qarta se se planifikon të jetë një lojtare e rëndësishme, duke bërë publik vizion e saj për të rivendosur rendin botëror, sipas pikpamjes së saj për botën ku synon tëjetë një fuqi dominuese. Ekspertët thonë se ajo ka përfituar ekonomikisht nga rendi botëror i bazuar në rregulla të ndershme, ndërkohë që është lejuar t’u shmanget sistematikisht këtyre rregullave. Kjo sjellje e ka vënë atë shpesh në qendër të kritikave botërore. Së fundi ajo u akuzua edhe për mungesë transparence në menaxhimin e pandemisë së Kovid 19, duke rinxjerrë në pah raportet e vështira politike dhe tregetare me SHBA, që janë dhe fuqia më e madhe ekonomike në botë. Ndaj dhe vëmendndja e SHBA ndaj partnerëve strategjikë të fokusohet tek mbajta e tyre larg ndikimeve të Pekinit.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “nisma 17+1” ndikimi i kines ne shqiperi “nisma 17+1” ndikimi i kines ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë