Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre rrethe veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit.
Llogaritë pro-talebanëve në median sociale konfirmuan përmbysjen ushtarake në provincën Baghlan në veri. Ata thanë se të paktën 15 luftëtarë talebanë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në atë që e përshkruan si tradhti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane.
Abdul Hamid, komandant lokal i asaj që u përshkrua si një kryengritje kundër talebanëve, tha në një video-mesazh nga Andrabi, një nga rrethet e sapo-marra, se forcat e tij po përparonin drejt një rrethi tjetër aty pranë, duke u zotuar të kapte të gjithë Baghlanin.
Njoftohet se talebanët kanë dërguar forcat e tyre në Andrab për të organizuar një kundërsulm.
Zëri i Amerikës kërkoi por nuk ka marrë reagim nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, për këtë kundërsulm, i pari i ndërmarrë zyrtarisht që kur grupi ekstremist mori kontrollin e kryeqytetit, Kabul, të dielën.
Sulmi i së premtes erdhi vetëm disa ditë pasi Amrullah Saleh, i cili shërbeu si zëvendësi i parë i Presidentit të arratisur Ashraf Ghani, u zotua se do të organizonte një rezistencë të fortë ndaj talebanëve nga provinca e tij e Panshirit.
Zoti Saleh është vetë-shpallur president i përkohshëm, duke cituar kushtetutën afgane, pasi zoti Ghani u largua nga vendi të dielën dhe iu ofrua azil nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ish-nënpresidenti pretendoi se po vepronte jashtë Panshirit me mbështetjen e Ahmed Masudit, djalit të komandantit të vrarë afgan Ahmed Shah Masud, i cili mbrojti me sukses krahinën dhe zona të tjera në Afganistan gjatë qeverisë së mëparshme talebane nga 1996 deri në 2001.
Ndërkohë, udhëheqësit talebanë kanë zhvilluar bisedime me ish-rivalët afganë në Kabul me premtimin se po përpiqen të formojnë një “qeveri gjithëpërfshirëse islamike” për të drejtuar vendin e shkatërruar nga konfliktet.
Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare i kanë paralajmëruar talebanët se në qoftë se nuk përpiqen për një qeverisje gjithëpërfshirëse, vetëm do të zgjasin luftën civile në Afganistan dhe se vendet e tjera nuk do ta njohin një qeveri të tillë.
Talebanët janë zotuar për një qeverisje ndryshe nga ajo e ndjekur kur ishin në pushtet 1996-2001, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave dhe do t’u lejojnë atyre të punojnë dhe të arsimohen në përputhje me Shariatin.
Por aktivistë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë njoftojnë se luftëtarë talebanë po u vijnë nëpër banesa dhe i frikësojnë. Disa prezantuese televizive kanë thënë se televizioni shtetëror i ka hequr pa shpjegime nga transmetimet në ekran.
Por ish-ligjvënësja afgane, Elai Ershad tha në komente për Zërin e Amerikës me telefon nga Kabuli se megjithë disa probleme të vogla, gjendja e sigurisë në kryeqytet po përmirësohet./VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KABUL- Luftëtarët talebane kanë vizituar ditën e sotme kalanë e Paghman Hill. Barrons shkruan se talebanët gjatë vizitës në kala bënë foto të ndryshme si edhe &...
POLONI- Një këshill rajonal polak votoi të enjten të mbetet një “zonë pa LGBT ” pavarësisht paralajmërimit nga Bashkimi Evropian se mund të humbasë ...
Presidenti Joe Biden vazhdon të mbrojë pozitat e tij mes furtunës politike të shkaktuar nga marrja nën kontroll me shpejtësi të Afganistanit nga talibanët dhe n...
RUSI- Në Moskë kancelarja Merkel tha se megjithë dallimet e thella me Rusinë, me njëri -tjetrin flitet. Kancelarja theksoi se kjo edhe duhet të mbetet kështu. P...
KOSOVË- Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të mbulojë të gjitha shpenzimet për afganët që do të strehohen në vende të ndryshme të botës – përfshirë edhe në...
INDI- Vaksina me tri doza e Covid-19, e prodhuesit të vaksinave Zydus Cadila ZyCoV-D ka marrë miratimin e autoritetet indiane për përdorim emergjent. Indiatodat...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim emrat e 3.205 kandidatëve të partive të ndryshme politike, që marrin pjesë në zgjedhj...
SHBA- Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë se disa vende evropiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord të strehojnë përkohësisht njerëzit e evakuuar nga ...
SHBA- Zëdhënësi i Trupave Detare të SHBA-së ka bërë një deklaratë të shkurtër, duke konfirmuar vërtetësinë videos së publikuar mëngjesin e sotme të kalimit të n...
RUSI- Një urë e re që do të lidhë sistemet hekurudhore të Rusisë dhe Kinës u përfundua më 17 gusht 2021, shtatë vjet pas lajmërimit të krijimit të saj. CNN shkr...