Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka emëruar gjyqtaren Sonila Bejtja, anëtaren e radhës në Gjykatën Kushtetuese. Dekretimi i Metës është bërë pasditen e sotme, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi listën përfundimtare të kandidatëve pranë ambienteve të Presidencës. Pas emërimit të gjyqtares kanë reaguar Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, të cilët kanë përgëzuar Metën për vendimin. Soreca në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës, ndërsa Kim thotë se puna duhet të vazhdojë deri sa të vendosen 9 anëtarë.
Po ashtu ka reaguar edhe Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera, e cila ka thënë se ky vendim do të përforcojë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e ditës së sotme, KED ka intervistuar sot me gjyqtaren Bejtja, duke e vlerësuar me 76.83 pikë dhe vendosi në përfundimin e mbledhjes që ajo të jetë anëtarja e shtatë e Gjykatës më të lartë në vend. Menjëherë pas mbledhjes, emri i Bejtjes iu dërgua presidentit Meta, i cili nuk humbi kohë dhe e dekretoi.
Sonila Bejtja ishte e vetmja kandidate në shqyrtimin e KED për vendin bosh të Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Dy kandidatët e fazës së parë, Altin Binaj dhe Zhaklina Peto ishin në konkurrencë me Bejtjen, ku i pari u emërua në GJK, pasi ishte kandidat edhe për vendin e pestë vakant, ndërsa Zhaklina Peto është skualifikuar 2 herë nga KED dhe ka ankimuar vendimin.
Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.
(a.b;a.k;f.g/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Vendi ynë do të mbetet gjatë paradites me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat veriore. Mesdita sjell përm...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë foton e kryeministrit Rama në Tiranë, ndërsa Balkanweb...
FRANCË– ‘The Economist’ ka botuar një artikull ku shkruan se Shqipëria do të humbasë popullsinë e saj deri në vitin 2050. Në lajmin se çfarë parashi...
FIER- Burrë e grua, Ndue dhe Pashkë Preçi, banues në fshatin Shtyllas kanë humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm. Të dy, u nisën me mjetin e ...
TIRANË- Infektohet nga COVID19 avokati Altin Goxhaj. Avokati e ka dhënë vetë lajmin në një lidhje me Fax News, dhe ka deklaruar se virusin e ka marrë nga b...
VORË- Tre persona, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e lumit të Vlorë...
KRETË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, ku një shqiptar ka qëlluar për vdekje të birin. Mediat fqinje raportojnë se babai ka qëlluar me...
SPANJË- Një operacion i policisë spanjolle ka sjellë arrestimin e 5 shqiptarëve dhe 1 spanjolli që akuzohen se kanë trafikuar drogë në provincat e Malagas ...
SPANJË- Shqiptari Auron Dule, është kapur në Peru në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia e Spanjës. Sipas mediave të huaja, Policia Kombëtare...
ITALI- Një histori e ngjashme me filmat hollivudianë ka sërish si “protagonist” një shqiptar. Ermal cenaj, 43 vjeç u lirua nga burgu më 23 dh...