Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Nga 3-1 në 3-4/ Juve, çfarë përmbysje! Roma e Mourinhos “shkërmoqet” për 7 minuta
9 Janar 2022, 19:39Nga DOSJA
ITALI- Roma drejtuar nga Jose Mourinho tregon edhe një herë problemet që ka në fushën e lojës. Pas humbjes ndaj Milanit, edhe këtë herë verdhezinjtë munden nga Juventusi në Olimpico me shifrat 3-4. Një ndeshje që garantoi spektakël dhe emocione të forta. Festivali i golave do të niste fillimisht për vendasit, kur Abraham në minutën e 11′ shënoi golin e avantazhit. Sulmuesi anglez u tregua i saktë në atë goditje me kokë.
Festa nuk zgjati shumë sepse shtatë minuta më vonë Juventus barazoi me Dybalan. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën, Mkhytarian në minutën e 48′ dhe Pellegrini nga goditja e dënimit në 53′ shënuan për Romën. Çdo gjë u duk e përfunduar dhe se romakët do të arkivonin tri pikët, por nuk rezultoi kështu. Juventus tregoi zemër e krenari.
Për shtatë minuta bardhezinjtë shënuan tri herë me Locatellin në 70′, Kulusevskin në 74′ dhe De Sciglio në 77′. Ndeshja u komplikua jo pak për skuadrën e Allegrit kur në minutën e 81′ De Ligt preku një top me dorë brenda zone dhe mori kartonin e dytë të verdhë.
Penalltinë e mori përsipër Pellegrini por u tregua i pasaktë. Juventus e mbrojti rezultatin deri në fund dhe shkon në vendin e 5-të në kuotën e 38 pikëve, ndërsa telashet janë të gjitha për Romën që ndodhet jashtë çdo lloj objektivi, në vendin e 8 në kuotën e 32 pikëve.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI- Ishte muaji tetor kur futbollisti Josh Cavallo shprehu hapur orientimin e tij seksual, duke u bërë futbollisti i parë si profesionist që e deklaron ha...
ANGLI-Newcastle u eleminua në FA Cup të shtunën ndaj Cambridge United, skuadër që militon në Kategorinë e Tretë në Angli. Një disfatë e tillë nuk është pritur m...
ITALI-Napoli dhe Atalanta ia kanë dalë të fitojnë në javën e 21 të Serie A pasi mposhtën respektivisht Sampdorian dhe Udinesen. Ekipi i Spallettit fitoi minimal...
SPANJË– Valencia humbi ndaj Real Madrid dhe akuzoi klubin madrilen për vjedhje në lidhje me penalltinë e Casemiros.Debati shpërtheu në minutën e 41-t...
AUSTRALI – Novak Djokovic nuk mund të hyjë në Australi dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”.Sipas qeverisë australiane të Komonue...
BRAZIL-Frank Ribery i është vetëofruar klubit Ceará, por për habinë e presidentit Robinson de Castro, në fakt, nuk e dinte që francezi ishte aktiv dhe mendonte ...
RUSI-Arrest Sahakyan, boksieri armeno-rus ka humbur jetën tragjikisht pasi pësoi një humbje me nokaut në një duel më 26 dhjetor dhe më pas ra në koma për 10 dit...
SPANJË- Ivan Balliu ka gjetur golin e parë në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, aktivizohet me Rayo Vallecanon dhe në javën e 20-të të kampionatit...