Aktualitet

Digjet lokali në Tiranë, flakët shpërthyen gjatë mesnatës, Policia: Ka vetëm dëme materiale

26 Korrik 2020, 08:23 Nga DOSJA
Digjet lokali në Tiranë, flakët shpërthyen gjatë

TIRANË -Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lokali, i cili ka qenë i mbyllur në momentin kur u dogj, ndodhet në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit dhe nëse ka qenë apo jo i qëllimshëm. Zjarrfikësit arritën që të shuajnë flakët, ndërsa për fat të mirë janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet lokali ne tirane digjet lokali ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...