Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Durrës, Policia: Njëri drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë, tjetri kishte shkaktuar

26 Korrik 2020, 08:05 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Durrës, Policia: Njëri drejtoni mjetin

TIRANË- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, pasi janë kapur duke drejtuar mjeti pa patentë. Në një njoftim për mediat bëhet se në pranga është vënë V.A., 52 vjeç, banues në Durrës dhe A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë,

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  V.A., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip Honda, me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur. A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip Citroen në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy te arrestuar ne durres policia durres shoferet problematike dy te arrestuar ne durres policia durres shoferet problematike

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...