Aktualitet

EMRI/ U konfliktua me një 32-vjeçar dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet pas 6 muajsh kërkimesh i riu në Shkodër

26 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
EMRI/ U konfliktua me një 32-vjeçar dhe qëlloi me armë

SHKODËR- Policia e Shkodër ka arrestuar Gledis Ustabeqirin, i cili akuzohet se në datën 12 shkurt është konflikuar me një 32-vjeçar dhe ka qëlluar me armë në ajër. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer ne bashkëpunim”.

Ustabeqiri bashkë me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar. 

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një person tjetër dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në shkurt 2020. Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim G. U., 26 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer ne bashkëpunim”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari gledis ustabeqiri policia shkoder arrestohet 26 vjecari gledis ustabeqiri policia shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...