23 Dhjetor 2025, 13:27
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka përshkruar përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës si një moment vendimtar për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se pakënaqësia e qytetarëve ndaj kryeministrit Edi Rama është e hapur dhe e pamohueshme, pavarësisht, siç u shpreh ai, përpjekjeve të qeverisë për ta zbutur situatën përmes propagandës.
Ai akuzoi Ramën se po mbron ministren Belinda Balluku, duke mos lejuar heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij, kryeministri është i përfshirë dhe përgjegjës për aferat dhe skandalet që rëndojnë mbi qeverinë.
Berisha deklaroi se opozita ndodhet përballë një sfide jetike, të cilën e cilësoi si një luftë për mbijetesë politike dhe për mbrojtjen e lirive.
PJESË NGA FJALIMI:
Por nga ana tjetër, jashtë të gjitha përpjekjeve të makinës toksike propagandistike të Edi Ramës, vuvuzelave të tij se populli nuk ngrihet, se populli nuk ka besim tek opozita, se kështu dhe ashtu, madje sa nuk thonin se populli e do Eid Ramën, kishte edhe ndonjë që e thoshte këtë, ata faktuan se cilat janë ndjenjat e popullit për Edi Ramën, urrejtja e pakufishme, zemërimi i pakufishëm.
Me këto dy terma mund të përmblidhen ndjenjat e qytetarëve. Siç kemi deklaruar edhe më parë, kjo betejë është një betejë për liri ose vdekje, për jetë ose vdekje, nën moton, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, çdo opozitar i këtij vendi, çdo socialist i ndershëm i këtij vendi, duhet ta ketë të qartë, dhe e ka të qartë se me zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë për shembull Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në aulat më prestigjioze të Europës, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian, në PPE, në rezolutat tona, e kemi damkosuar si koordinatorin e Edi Ramës për veprat më të zeza.
Dhe tani po faktohen. Pra, çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje për jetë ose vdekje të demokracisë shqiptare. Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse është vetë prapa të gjitha akteve që ka kryer Lubia. Edi Rama po blen kohë. Pse po blen kohë? Për vepra të zeza. Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore, në mënyrë që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore dhe kjo do shënonte vdekjen e opozitës dhe opozitarizmit.
Kjo do shënonte asgjësimin politik të saj. Ndaj dhe kjo betejë është ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Dhe i garantoj shqiptarët se sa herë që opozita i është përmbajtur këtij himni solemn që ka frymëzuar shqiptarët në të gjitha kohërat, ajo ka fituar. Ky ishte himni i viteve ’90. Por ky ishte edhe i vitit 1998. Me këtë himn u ngritëm ne se donin të na shfarosnin, dhe fituam. Dhe kësaj here ne do fitojmë.
Por duhet që çdo opozitar t’i përsërisë vetes me dhjetëra herë këtë moto. Nuk ka moto më të rëndësishme se kjo. Opozita nuk mund të shuhet. Shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit kombëtar të brendshëm. Është fundi. Nuk mundet kurrë një bandë kriminale, e implikuar në aktet më të rënda, në pengmarrje, në zhdukje, në çfarë aktesh, të kontrolle të pamëshira të çdo të dhëne të qytetarëve shqiptare, në kontrolle të pamëshira të transaksioneve, nuk mundet kurrë ajo të asgjësojë sovranitetin e brendshëm të një kombi, të asgjësojë opozitën.
sali berisha
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:20
M.L
Ilir Beqaj
TIRANA- Seanca gjyqësore për ish-ministrin Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e sterilizimit, është shtyrë dhe do të zhv...
Politike
23 Dhjetor 2025, 13:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka përshkruar si një moment historik protestën e djeshme në bu...
Politike
23 Dhjetor 2025, 12:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një biznesmen nga sektori i ndëtimit ditën e sotme. Teksa kryeministri ka folur p...
Politike
23 Dhjetor 2025, 12:00
M.L
Mirlinda Karçanaj
TIRANA- Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqëris&...
Politike
23 Dhjetor 2025, 12:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me një biznesmen nga sektori i ndërtimit gjatë një taki...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:53
M.L
Olta Xhaçka
TIRANA- Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka përfunduar pas dy orësh...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:50
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi për med...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar vijën e kuqe për të gjithë ata që do të përfitojnë nga ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:37
TIRANA- Shqipëria është skualifikuar nga pjesëmarrja në Ministerialin e Energjisë së Bashkimit Europian, pas vendimit ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 'Paqja Fiskale' do të ndihmojë më shumë sipërm...