Aktualitet

Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër

Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg”.

9 Dhjetor 2025, 22:28 Nga E. D
Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër
foto ilustruese

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg”.

Mësohet se biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut. Konkretisht lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Subjekti “Lufa Print” mësohet se është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë./Dosja.al

shpërthim me tritol

Sondazh

Poll