Vrasjet e njëpasnjëshme në vend, autorët "pa gjurmë"! Lala: Policia merret me monopatinat! Mjafton të dëgjosh ulërimat e motrës së Mond Mëhallës, këkonte të shkonte te vëllai...
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se policia kufizohet në marrjen në pyetje të personave të skeduar dhe në trajtimin e disa pistave “në letër”, por mungon puna reale hetimore, vëzhgimi dhe përgjimi i elementëve të dyshuar.
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur kritika të forta ndaj mënyrës si po funksionon Policia e Shtetit, duke theksuar se strukturat e rendit po merren me veprime rutinë dhe propagandistike, ndërkohë që krimet e rënda vijojnë të ndodhin pa u parandaluar.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se policia kufizohet në marrjen në pyetje të personave të skeduar dhe në trajtimin e disa pistave “në letër”, por mungon puna reale hetimore, vëzhgimi dhe përgjimi i elementëve të dyshuar.
Gazetarja solli si shembull ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Elbasan, ku vrasja e Mondi Mëhallës shkaktoi skena të rënda në familjen e tij, ndërsa sipas saj institucionet sot janë fokusuar te kontrollet për ndërtimet pa leje dhe njoftimet propagandistike.
Lala thekson se drejtues të lartë të policisë, përfshirë Ministrinë e Brendshme, në vend që të merren me parandalimin e krimit, po i kushtojnë vëmendje çështjeve dytësore si monopatinat. Ajo theksoi se brenda Policisë së Shtetit ka përplasje të forta dhe konflikt të hapur mes drejtuesve, sidomos pas ndryshimeve të bëra nga drejtori Ilir Proda.
Klodiana Lala: Policia ka mbetur te disa veprimeve rutinë për Rinasin, merr pyet persona të skeduar, ndalet te disa pista në letër. Nuk bën punë hetimore për të mbajtur persona në vëzhgim dhe përgjim.
Mbrëmë në Elbasan, mjafton të shihje motrën e Mond Mëhallës, moment tragjik, kërkonte të shkonte te vëllai, ulërimat, sot Ministria e Brendshme dhe Policia, sillnin njoftime se po kontrollohen ndërtimet pa leje, bëjnë propagandë. Del ministrja dhe drejtori i Policisë, në vend të parandalojën krimet, flasin për monopatinat. Nuk mund të merret drejtori i përgjithsëhm i Policisë, drejtuesit e qarqeve,të bëjnë luftë klanesh me njëri tjetrin. Duhet strukturë policore e mirfilltë, sepse parandalimi ka vdekur, por të paktën hetimet, që një hetues pastaj ta hapë nesër. Këtu na serviren ndërtimet pa leje dhe monopatinat.
Ka përplasje shumë të forta në polici. Kur erdhi zoti Proda bëri konkurs fiktiv, i emëroi, por tani nuk do ti mbajë sepse disa nuk i ka nën kontroll. Është luftë e hapur. Si po merren gradat? Paradhoma e Ilir Prodës, është me grada të pamerituara, të nesërmen do ti kesh të gjithë drejtorë. Tjetra, kemi një sërë zyrtarësh që po përballen me SPAK. Në terren, ka një sërë problematikash. Si ngrihen ndërtimet pa leje? Me bekimin e policisë, ndër të tjera.
E dini çfarë ndodh me inertet? Secili shef komisariati merr para. AMP duhet të hetojë për këtë. Në Policinë e Shtetit, një grup profesionistësh të mirë janë dërguar në Akademinë e Policisë, janë lënë për orekse pushteti dhe parash. Për para, influencë, territor, për këto gjëra zihen./ Dosja.al
Sondazh
Ekzekutimi në Elbasan! Gazetarja jep detaje: Hykës iu kontrollua banesa vitin e kaluar, iu gjetën armë dhe dokumente false! Zhduku dozat e drogës në tualet…
Anila Hoxha TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mo...
Nga frika te fuqizimi! Çfarë i "pret" gratë pas raportimit të dhunës në familje?
Ardita Bala Në ndërtesën katërkatëshe të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë, ditët nisin ng...
Aksident në Berat! Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen 4 persona, nisen drejt spitalit me urgjencë
Foto ilustruese BERAT- Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zon&eu...
"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!" Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit: Janë marrë në pyetje ortakët e viktimës! Është gjetur një pistoletë 'Beretta"...
Foto nga emisioni TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, duk...
Heroi që i fuste "tmerrin" Perandorisë Osmane! “Sunday Star” në 1912 për Isa Boletinin: Refuzoi një harem dhe 14 mijë $ në vit
Foto ilustruese “Akti i parë heroik i Isës ishte hakmarrja ndaj konsullit të Rusisë, Stcherbina. Kjo ndodhi nëntë vjet ...
Ekzekutimi i Mond Hykës! Përdori "Audin" e autorëve, ja KUSH është i shoqëruari në polici. Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e nxorrën zbuluar
Edmond Hyka, automjeti i djegur LEZHË- Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, po thellohen, ndë...
Ekzekutimi i Mond Hykës në Elbasan! Blutë shoqërojnë një person, dyshohet se ka përdorur makinën e atentatorëve të biznesmenit, iu vunë prangat teksa po dilte nga Shqipëria
Edmond Hyka ELBASAN- Një person me inicialet N.Gj., banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policin&eu...
Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam në Tiranë, blutë në vendngjarje
Foto nga vendngjarja TIRANA- Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë. Dysh...
Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor
Foto ilustruese Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 mi...
Të dhënat zyrtare të INSTAT: Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm me 1.3% në vitin 2023
Foto ilustruese Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku inv...
