Të dhënat zyrtare të INSTAT: Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm me 1.3% në vitin 2023
Foto ilustruese Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku inv...
Nga ana tjetër, megjithëse ka një rritje të eksporteve, shifrat tregojnë se prodhimi i brendshëm nuk po mbulon zgjerimin e konsumit për ushqime.
Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 miliardë euro) në 10-mujorin 2025, me rritje 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024.
Nga ana tjetër, megjithëse ka një rritje të eksporteve, shifrat tregojnë se prodhimi i brendshëm nuk po mbulon zgjerimin e konsumit për ushqime.
Të dhënat tregojnë një zgjerim të konsumit, çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare dhe një varësi të qëndrueshme nga importet për kategoritë kryesore të ushqimeve.
Rritjen më të fortë e ka shënuar grupi kafe, çaj dhe erëza, ku importet janë rritur me 38%, duke reflektuar rritje të çmimeve globale dhe zgjerim të konsumit të brendshëm.
Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe frutat dhe arrat e ngrënshme (+11.6%), produktet bulmetore dhe vezët (+12.2%), si dhe ushqimet e përgatitura prej mishi, peshku e molusqeve (+14.3%). Shtesë e fortë vërehet edhe te kakao dhe produktet e saj (+10%).
Në total, importet e produkteve ushqimore u rritën me 3 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro), krahasuar me vitin 2024, duke konfirmuar se Shqipëria mbetet një treg që e mbështet konsumin ushqimor kryesisht te furnizimet e importuara.
Importet e ushqimeve në vlerë po rriten për dy arsye kryesore: rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për disa artikuj të tillë si kafeja dhe kakao, dhe nga ana tjetër rritja e konsumit, e nxitur nga turistët.
Në 10-mujorin 2025, importet e ushqimeve ishin tre herë më të larta se eksportet e këtij grupi. Varësia e lartë ndaj importeve të ushqimeve e bën vendin më të ndjeshëm ndaj çmimeve globale, luhatjeve të kursit të këmbimit dhe çrregullimeve të zinxhirëve të furnizimit.
Importet më të larta ulin konkurrencën dhe motivimin për të prodhuar brenda vendit. Një tjetër pasojë është zgjerimi i deficitit tregtar.
Siguria ushqimore gjithashtu cenohet, pasi ndërprerjet në furnizim mund të sjellin mungesë të produkteve bazë dhe rritje të çmimeve, ndërsa kontrolli i cilësisë bëhet më i vështirë për shkak të volumit të madh të importeve.
Fermerët mendojnë se zgjerimi i prodhimit bujqësor vjen duke aplikuar stimuj fiskalë dhe politika mbështetëse për prodhuesit vendas, përfshirë subvencione për teknologji, kredi me normë të ulët interesi dhe trajnime për menaxhim modern të bujqësisë. Kjo ndihmon prodhuesit të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm.
Shqipëria nuk ka ende koordinim institucional dhe politika të planifikimit strategjik, për të identifikuar prioritetet në prodhimin ushqimor, menaxhimin e tregut dhe monitorimin e importeve./ Monitor
Foto ilustruese Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku inv...
Foto ilustruese Turizmi dhe bujqësia duket të jenë dy sektorët që kërcënohen më së shumti nga ndryshimet klima...
Prokuroria Speciale e Kosovës Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve p&e...
Foto ilustruse KUKËS- Policia ka arrestuar një 62-vjeçar në Has. I arrestuari është Qazim Cahani. Ai u arrestua n...
Banesa e përfshirë nga flakët GRAMSH- Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e ...
Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla ELBASAN- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Më...
Foto ilustruse ITALI- Policia ka arrestuar një shqiptar në Itali. Ai ishte pronari i një dyqani ushqimor, të cilin hetuesit besojn...
Mond Mëhalla alias Mond Hyka Mond Mëhalla alias Mond Hyka, i cili ditën e djeshme (E diel) mbeti i vrarë me 3 plumba në oborrin e ...
Arrestimi MIRDITË- Një 21-vjeçar është vënë sot në prangat e policisë së Kurbinit, pasi dyshohet s...
foto ilustruese KOSOVË- Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve...