Aktualitet

"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!" Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit: Janë marrë në pyetje ortakët e viktimës! Është gjetur një pistoletë 'Beretta"...

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se vrasja është kryer nga një person i cili ka përdorur një makinë tip "Audi", e cila u gjet më pas e djegur dhe rezulton në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës.

1 Dhjetor 2025, 21:16 Nga M.L
"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!" Lala
Foto nga emisioni

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, duke përshkruar dinamikën e atentatit dhe drejtimin që kanë marrë hetimet. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se vrasja është kryer nga një person i cili ka përdorur një makinë tip "Audi", e cila u gjet më pas e djegur dhe rezulton në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës.

Sakaq ajo shton se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, dyshohet se autori ka pritur momentin kur Mëhalla ka dalë nga zyra dhe është drejtuar drejt karburantit që administronte, ku edhe sapo biznesmeni është futur në makinë, autori ka zbritur nga "Audi" me kapuç në kokë dhe e ka qëlluar të paktën gjashtë herë, ndërsa viktima tentoi të largohej mbrapsht me automjetin.

Të dhënat mbi pronësinë e Audi-t, sipas Lalës, kanë orientuar hetuesit drejt verifikimit të punonjësve, ortakëve dhe ish-ortakëve të kompanive të Mëhallas. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Lezhë një person të identifikuar nga kamerat e Rrugës së Kombit, Nardi Gjonin, i cili është parë të drejtojë automjetin e përdorur në atentat ditët e fundit.

Më tej Lala bën me dije se është sekuestruar një pistoletë e tipit Beretta, që dyshohet të jetë arma e krimit dhe se pistat hetimore variojnë nga konflikte personale apo çështje me ortakët, deri te përplasjet e mundshme mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

"Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.

Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhe ish-ortakët.

Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë.

Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje. 

Hetuesit po dyshojnë, që tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetn e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori", deklaroi Lala./ Dosja.al

klodiana lala mondi mëhalla alias edmond hyka

Sondazh

Poll