Ekzekutimi i Mond Hykës! Përdori "Audin" e autorëve, ja KUSH është i shoqëruari në polici. Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e nxorrën zbuluar
Së fundmi, Naldo Gjoni, me origjinë nga Lezha, është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se ditët e fundit ka qarkulluar me automjetin që mendohet të jetë përdorur nga autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit.
LEZHË- Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, po thellohen, ndërsa numri i personave të shoqëruar nga policia ka arritur në tetë.
Së fundmi, Naldo Gjoni, me origjinë nga Lezha, është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se ditët e fundit ka qarkulluar me automjetin që mendohet të jetë përdorur nga autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar personin teksa kryente pagesën në traut e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Aktualisht, policia po zhvillon kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave që mund të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
Sondazh
Ekzekutimi i Mond Hykës në Elbasan! Blutë shoqërojnë një person, dyshohet se ka përdorur makinën e atentatorëve të biznesmenit, iu vunë prangat teksa po dilte nga Shqipëria
Edmond Hyka ELBASAN- Një person me inicialet N.Gj., banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policin&eu...
Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam në Tiranë, blutë në vendngjarje
Foto nga vendngjarja TIRANA- Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë. Dysh...
Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor
Foto ilustruese Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 mi...
Të dhënat zyrtare të INSTAT: Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm me 1.3% në vitin 2023
Foto ilustruese Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku inv...
Dokumenti: Nga turizmi tek bujqësia, cilët janë sektorët që kërcënohen më shumë nga ndryshimet klimatike
Foto ilustruese Turizmi dhe bujqësia duket të jenë dy sektorët që kërcënohen më së shumti nga ndryshimet klima...
Tortura dhe vrasje të civilëve gjatë luftës! Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për dy policë serbë, kërkohet gjykimi në mungesë
Prokuroria Speciale e Kosovës Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve p&e...
EMRI/ Plagosi me thikë 60-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 62-vjeçari në Has
Foto ilustruse KUKËS- Policia ka arrestuar një 62-vjeçar në Has. I arrestuari është Qazim Cahani. Ai u arrestua n...
FOTO/ Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje
Banesa e përfshirë nga flakët GRAMSH- Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e ...
"Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi biznesmenin", Detaje nga ekzekutimi në Elbasan: Hyka nën hetim pasuror! Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga...
Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla ELBASAN- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Më...
Shiste drogë përmes dyqanit të tij ushqimor, arrestohet shqiptari në Itali
Foto ilustruse ITALI- Policia ka arrestuar një shqiptar në Itali. Ai ishte pronari i një dyqani ushqimor, të cilin hetuesit besojn...
