Aktualitet

Aksident në Berat! Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen 4 persona, nisen drejt spitalit me urgjencë

Drejtuesi i mjetit, 59-vjeçari Kastriot Çuka, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të, mbetën të plagosur. Ata u nxorën nga makina me ndihmën e policisë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

1 Dhjetor 2025, 21:27 Nga M.L
Aksident në Berat! Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zonën e njohur si “Rezervuari”, ku një automjet tip Fuoristradë me targë “AA 488 EK” humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua poshtë rrugës.

Drejtuesi i mjetit, 59-vjeçari Kastriot Çuka, si edhe tre pasagjerët që udhëtonin me të, mbetën të plagosur. Ata u nxorën nga makina me ndihmën e policisë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Paraprakisht, konstatohet se segmenti ku ndodhi aksidenti ka probleme serioze infrastrukturore, përfshirë mungesën e ndriçimit, dëmtimet e shumta të rrugës dhe kthesat e forta, të cilat e rrisin ndjeshëm rrezikshmërinë e qarkullimit në këtë zonë.

aksi mbreshtan-pashalli aksident ne berat

Sondazh

Poll