Aktualitet

“Hajde sqarohemi” Sherri mes të miturve në Durrës nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në plagosje me thikë! 15-vjeçari në gjendje kritike, u godit 4 herë me mjet prerës

Burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.

26 Nëntor 2025, 11:03 Nga M.L
“Hajde sqarohemi” Sherri mes të miturve në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.

Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë./ Dosja.al

Sondazh

Poll