Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur! Arrestohet 44-vjeçari në Shijak, përdhunoi të renë me probleme mendore

Gjatë kontrollit fizik të banesës së tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

26 Nëntor 2025, 10:27 Nga E.d

 

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë
Foto Ilustruese

 

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një 44-vjeçar ka përdhunuar një 18-vjeçare. 44-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me 18-vjeçaren, e cila  vuan nga probleme me shëndetin mendor. Gjatë kontrollit fizik të banesës së tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

44-vjeçari, banues në fshatin Pjezë është arrestuar menjëherë nga policia. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”./Dosja.al

18-vjeçare  44-vjeçari abuzim seksual

Sondazh

Poll