Aktualitet

“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA/ Identifikohet një nga personat e armatosur, 24-vjeçari kërcënon se do qëllojë (EMRI)

Banesa në Fushë-Arrëz nën rrethimin e policisë, zbulohet identiteti i personit të armatosur, Julian Cumraku 24 vjeç.

24 Nëntor 2025, 16:48 Nga E. D
“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA/ Identifikohet
foto ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit është identifikuar. Bëhet me dije se 24-vjeçari Julian Cumraku, ka kërcënuar se do qëllojë me armë. Siç raportohet, i riu i cili është izoluar në banesë bën thirrje “Allahu Ekber”.

Policia prej mëngjesit të sotëm ka nisur aksionin në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar./Dosja.al

orosh julian cumraku

Sondazh

Poll