Politike

"Përparim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke"/ Doli fitues në rezultatin e Exit Poll-it! Shpërthen festa në selinë e LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama pritet me brohorima e duartrokitje (VIDEO)

Të dhënat paraprake nga exit poll-et tregojnë se kryeqyteti nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të rizgjidhet kryetar.

9 Nëntor 2025, 19:29 Nga M.L
"Përparim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke"/ Doli
Foto nga vendngjarja

KOSOVA- Procesi i votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës ka përfunduar në orën 19:00. Të dhënat paraprake nga exit poll-et tregojnë se kryeqyteti nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të rizgjidhet kryetar.

Sipas këtyre matjeve, Rama ka siguruar rreth 53.6% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga VV, Hajrulla Çeku, ka marrë 46.4%. Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, duke shënuar fitoren e pritshme.

përparim rama

Sondazh

Poll