Politike

Balotazhi në Kosovë! Dalin rezultatet e Exit poll-it: Përparim Rama fiton 52.8% të votave për një mandat të ri në krye të Prishtinës, ja si renditen qytetet e tjera

Rama ka siguruar 52.8% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2%, sipas këtyre matjeve.

9 Nëntor 2025, 19:25 Nga M.L
Balotazhi në Kosovë! Dalin rezultatet e Exit poll-it: Përparim
Foto ilustruese

KOSOVA- Sipas të dhënave të exit poll-it të T7, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, do të vazhdojë të jetë kryetar i Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Rama ka siguruar 52.8% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2%, sipas këtyre matjeve.

Sipas të dhënave paraprake nga exit poll-et, Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë në Gjilan dhe Fushë Kosovë. Në Gjilan, LVV-ja vazhdon me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërsa për Fushë Kosovë, që historikisht ka qenë nën administrimin e LDK-së, kandidati i LVV-së është Valon Prebreza.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se do të vazhdojë të qeverisë në Prishtinë, ku Përparim Rama parashikohet të fitojë një mandat të dytë duke mundur Hajrulla Çekun të LVV-së.

Në Gjakovë, sipas exit poll-eve, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do të rizgjidhet, duke mundur Adrian Golën të LVV-së.

Ndërsa në Pejë, kryetari aktual, Gazmend Muhaxhiri nga LDK, pritet të fitojë edhe një mandat, duke mposhtur kundërshtarin e tij nga LVV, Taulant Kelmendi.

Komunat që u zhvilluan sot balotazhi i zgjedhjeve janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. 

Gjithsej sot u hapën 507 qendra votimi dhe të drejtë vote në këto komuna kishin 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa problematika. Pas procesit të votimit, pritet që në Kosovë të mblidhen kutitë me vota dhe të nis numërimi i kutive.

përparim rama hajrulla Çeku

Sondazh

Poll