Politike

Ndërtoi urë për familjarët e vetë/ SPAK merr të pandehur ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë Zyra Islamaj

Shkak për hetimin është bërë një urë që Islamaj kishte ndërtuar në fshatin Luzhë, në shërbim të familjarëve të saj.

30 Shtator 2025, 09:51 Nga I.A
Ndërtoi urë për familjarët e vetë/ SPAK merr të
Zyra Islamaj

TROPOJË- Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Shkak për hetimin është bërë një urë që Islamaj kishte ndërtuar në fshatin Luzhë, në shërbim të familjarëve të saj.

Nën hetim është marrë edhe biznesmenin Rrog Gega dhe ndaj tyre janë ngritur akuzat e Korrupsionit aktiv dhe pasiv në bashkëpunim. Rasti u denoncua nga Agim Demiraj përmes emisionit “Piranjat”, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës.

Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. 

zyra islamaj rrog gega agim demiraj

Sondazh

Poll