Aktualitet

Me pranga në duar dhe këmbë/ Dalin PAMJET nga arrestimi i Soni Pepës, shqiptari me jelek antiplumb dhe helmetë

Shqiptari shihet në pamje i rrethuar nga forca policie, me pranga në duar dhe këmbë. Po ashtu, Pepa mban në kokë helmetë dhe jelek antiplumb.

5 Shtator 2025, 14:32 Nga E. D

Me pranga në duar dhe këmbë/ Dalin PAMJET nga arrestimi i Soni

REPUBLIKA DOMENIKANE- Interpol ka publikuar momentin e arrestimit të 41-vjeçarit shqiptar, Soni Pepa, i cili u kap në Republikën Domenikane.  Shqiptari shihet në pamje i rrethuar nga forca policie, me pranga në duar dhe këmbë. Po ashtu, Pepa mban në kokë helmetë dhe jelek antiplumb.


Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash. Nderkohe Policia e Shtetit tha se se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Pepës ne Shqiperi.

Soni Pepa alias Vilson Pepa, 41 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

soni pepa

Sondazh

Poll