Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rralla në gjirin e Vlorës, turistët filmojnë një balenë në afërsi të Karaburunit

Turistët kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

5 Shtator 2025, 14:14 Nga E. D
VIDEO/ Pamje të rralla në gjirin e
pamje nga vendngjarja

VLORË- Pamje të pazakonta janë filmuar në gjirin e Vlorës në afërsi të Karaburunit. Turistët kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.


Në pamje shihet balena duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese. Turistët që regjistruan këto pamje ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit. 

balena

Sondazh

Poll