Politike

Një parti largohet nga "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", Vasil Sterjovski kërkesë në KQZ për çregjistrimin nga koalicioni i Berishës

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni tashmë me 25 parti të tjera.

12 Mars 2025, 10:05 Nga r.ll
Një parti largohet nga "Aleanca për Shqipërinë
sali berisha ne prezantimin e koalicionit

TIRANË- Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian" me drejtues Vasil Sterjovski do të largohet nga koalicioni zgjedhor "Aleanca për Shqipërinë Madhështore".

Në kërkesën e mëposhtme drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. Arsyet e kësaj tërheqje ende nuk dihen. 

KËRKESA: 

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

Një parti largohet nga "Aleanca për Shqipërinë
kerkesa drejtuar kqz

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni tashmë me 25 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM), përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës. Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata. 

vasil sterjovski aleanca per shqiperine madheshtore

Sondazh

Poll