Politike

Avokati amerikan nuk u lejua në seancën ndaj Veliajt në Apelin e GJKKO-së, gazetarja: Ligji shqiptar nuk e parashikon të ketë palë të tjera përveç atyre të caktuara

Lala tha se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë  avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.

11 Mars 2025, 22:12 Nga M.B
Avokati amerikan nuk u lejua në seancën ndaj Veliajt në Apelin e
Joshua Roberts

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme rreth arsyeve se përse avokati amerikan Joshua Roberts nuk u pranua të merrte pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së.

E ftuar në emisionin "Open", Lala tha se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë  avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.

Gazetarja tha se mundësia e vetme që avokati amerikan të merret pjesë në seancë sot do të ishte nëse ai do të kishte kontratë me studio ligjore shqiptare dhe nëse do ishte i regjistruar në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.

"Përfaqësuesi i një studio ligjore amerikane, i cili ditën e djeshme ka patur një takim të gjatë me Veliajn në  qelitë e paraburgimit në Durrës, në prani edhe të avokatëve të Veliajt. Ai tha dje se ishte ë cilësinë e vëzhguesit. Ai u paraqit sot në Apelin  e GJKKO në rolin e vëzhguesit. Ligji shqiptar nuk e parashikon që gjatë seancës për shqyrtimin e ankimimit të ketë palë të tjera përveç se palëve të caktuara. Në këtë aspekt Gjykata i bëri me dije se nuk mund të ishte i pranishëm në seancë.

Ka vetëm një mundësi që ai të ishte i pranishëm në gjykatën e Apelit, nëse do kishte kontratë bashkëpunimi me studio ligjore shqiptare dhe nëse do të ishte i regjistruar sipas ligjit në Shqipëri. Pra kjo ishte mundësia e vetme që ai të merrte pjesë në proces. Ai nuk bëri komete në dalje", tha Lala.

joshua roberts

Sondazh

Poll