11 Mars 2025, 22:22
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme të Apelit u shty pasditen e së martës, për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja.
Sipas koordinatores për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Enida Demiraj, seanca u shty për të nesërmen, të mërkurën në orën 12:30, pasi avokatët do të njihen me provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK.
Veç provave të dorëzuara nga ana e SPAK, mësohet të jenë dorëzuar prova të reja edhe nga ana e mbrojtësve të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë, të cilët i kundërshtojnë si të pabazuara në ligj masat e sigurimit personal të caktuara ndaj tyre në Shkallën e Parë.
Erjon Veliaj, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.
Në masën e “arrestit në burg” ndodhet edhe biznesmeni Elman Adule, ndërsa janë lënë në “detyrim paraqitje” bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”. Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të veliajt dhe të proceduarve të tjerë.
Pas arrestimit, Veliaj sulmoi përmes disa statuseve në Facebook, prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani, duke pretenduar për persekutim politik. Veliaj publikoi gjithashtu një transkipt me përmbajte të pavërtetë, që u vlerësua si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskretituar figurën e prokurorit, nëpërmjet të dhënave të trukuara, që u shpërndanë nga media pranë tij.
Po ashtu, gjatë seancës së vlerësimit të masave së sigurimit, qindra mbështetës të Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij. Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna./BIRN
erion veliaj spak
Politike
11 Mars 2025, 22:12
M.B
Joshua Roberts
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme rreth arsyeve se përse avokati amerikan Joshua Roberts nuk u ...
Politike
11 Mars 2025, 21:58
B.Z
Barometri
TIRANË - Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodolog...
Politike
11 Mars 2025, 21:56
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia...
Politike
11 Mars 2025, 21:41
Elton Qyno
Erion Veliaj
TIRANË - Përgjime telefonike dhe ambjentale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të...
Politike
11 Mars 2025, 21:28
M.B
Erion Veliaj dhe Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt i janë bër&e...
Politike
11 Mars 2025, 21:22
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca që u mbajt këtë të martë në Apelin e GJKKO p...
Politike
11 Mars 2025, 20:51
B.Z
Sondazhi
TIRANË - Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologj...
Politike
11 Mars 2025, 20:41
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia...
Politike
11 Mars 2025, 19:59
M.B
Mark Rutte
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosov&...
Politike
11 Mars 2025, 19:50
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duk...