11 Mars 2025, 22:30
Nga B.Z
Agron Malaj
TIRANË - Emri i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili dha dorëheqjen nga posti këtë të martë, ka shkaktuar debate në emisionin "Real Story" nisur nga fakti se ai pritet të jetë kandidat për deputet në listat e PS-së për parlamentaret e 11 Majit.
Ka qënë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ai i cili ka dërguar një mesazh në emision ku i kërkon gazetarit Sokol Balla ta pyesë në studio Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.
Ai thekson se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.
“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”,- ka thënë Gazetari Balla.
Në përgjigje të kësaj, Blendi Klosi tha se PS ka kërkuar që SPAK të zbardhë krimin shtetërore të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues të pafajshëm, para godinës së kryeministrisë.
“Agron Malaj është kryetari i Bashkisë së Matit, i votuar dy herë nga populli i asaj krahine, ka kërkuar kandidimin dhe ka dhënë dorëheqjen. Nesër do marrë vendimin kryesia është një nga ata djemtë që ka qenë në 21 janar, për të cilët ai ka dhënë dëshmitë e tij, ka qene një ndër më të akuzuarit e Sali Berishës në 21 janar, për t’ia hedhur fajin. Të gjithë ne që ishim në 21 janar, së bashku me të ndjerin dhe familjarët e të ndjerit, ishim të akuzuar. Ka një histori që ka dëshmuar, në organet e drejtësisë, Unë e kuptoj edhe familjarët dhe shqetësimin e tyre. Është një nga kërkesat tona zbardhja e 21 janarit. Tani me sa duket, SPAK ,mbase edhe me provat e reja që ka marrë po bën dhe një vlerësim të fundëm”, tha ai.
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste. Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Ai mbante detyrën si kryebashkiak i Matit, post nga i cili dha dorëheqjen këtë të martë.
mark nika aleks nika 21 janari blendi klosi agron malaj
Politike
11 Mars 2025, 22:22
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,&nbs...
Politike
11 Mars 2025, 22:12
M.B
Joshua Roberts
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme rreth arsyeve se përse avokati amerikan Joshua Roberts nuk u ...
Politike
11 Mars 2025, 21:58
B.Z
Barometri
TIRANË - Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodolog...
Politike
11 Mars 2025, 21:56
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia...
Politike
11 Mars 2025, 21:41
Elton Qyno
Erion Veliaj
TIRANË - Përgjime telefonike dhe ambjentale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të...
Politike
11 Mars 2025, 21:28
M.B
Erion Veliaj dhe Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt i janë bër&e...
Politike
11 Mars 2025, 21:22
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca që u mbajt këtë të martë në Apelin e GJKKO p...
Politike
11 Mars 2025, 20:51
B.Z
Sondazhi
TIRANË - Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologj...
Politike
11 Mars 2025, 20:41
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia...
Politike
11 Mars 2025, 19:59
M.B
Mark Rutte
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosov&...