Bota

E rëndë në Liban/ I bëri me shenjë që të ndalojë, 20-vjeçari merr para policin me mjetin e tij, efektivi bie në tokë pak metra më tutje (VIDEO)

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por mediat lokale raportojnë se Forcat e Sigurisë së Brendshme libaneze e arrestuan atë pak kohë më vonë.

2 Shkurt 2025, 20:45 Nga N.F
E rëndë në Liban/ I bëri me shenjë që të
Pamje nga vendi i ngjarjes

LIBAN- Një video e cila po qarkullon në media sociale ka tronditur ndjekësit ndërsa ka paraqitur rrezikun që mund të hasin efektivët e policisë gjatë punës së tyre. Në video duket kur një shofer 20-vjeçar përplas me mjetin "Mercedes-AMG C 63 S" një efektiv policie i cili i bëri me shenjë të ndalojë. Në fillim i riu e ndalon makinën dhe në momentin që polici del para mjetit i jep gaz.

Efektivi mbetet sipër mjetit për disa sekonda dhe më pas bie nga makina duke i sjellë në trotuar. Pas ngjarjes i riu u arrestua në Bejrut. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por mediat lokale raportojnë se Forcat e Sigurisë së Brendshme libaneze e arrestuan atë pak kohë më vonë.


Familja e tij e pasur pretendon se ai u dorëzua dhe se përplasja ishte e paqëllimshme. Për fat të mirë, oficeri mbijetoi, por pësoi lëndime të shumta. Ai mori ndihëm e parë në vend ngjarje dhe mës pas u shtrua në spital. Kryeministri libanez Najib Mikati vlerësoi reagimin e shpejtë të autoriteteve të zbatimit të ligjit. Sa i përket pasanikut të ri, nuk dihet nëse është dënuar me ndonjë dënim të rëndë.

 

 

shoferi perplas policin ne liban

Sondazh

Poll