Bota

Propozimi për transferimin e banorëve të Rripit të Gazës në Jordani, Trump fton me 11 shkurt në Shëpinë e Bardhë mbretin Abdullah II

Donald Trump ka argumentuar se banorët e Gazës mund të jetojnë në zona shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të rehatshme. Propozimi i tij u dënua gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

2 Shkurt 2025, 19:10 Nga N.F
Propozimi për transferimin e banorëve të Rripit të
Mbreti Abdullah II i Jordanisë

SHBA- Mbreti i Jordanisë, Abdullah II është ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt për t'u takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Lajmin e njoftoi sot pallati jordanez. Në njoftim bëhet me dije se mbreti pranoi një ftesë nga Presidenti Trump që i është dërguar javën e kaluar.

Kjo ftesë vjen pas propozimit të presidentit amerikan për transferimin e banorëve të Rripit të Gazës në Jordani dhe Egjipt. Donald Trump ka argumentuar se banorët e Gazës mund të jetojnë në zona shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të rehatshme.

Propozimi i tij u dënua gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Evropë. Amani dhe Kajro e kundërshtuan kategorikisht këtë ide, por të enjten Trump insistoi përsëri. Mbreti Abdullah II, vendi i të cilit tashmë pret rreth 2.3 milionë refugjatë palestinezë, ka theksuar një ditë më parë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokën e tyre.

mbreti abdullah ii i jordanisë trump

Sondazh

Poll