Rusia dhe Ukraina akuza ndaj njëra-tjetrës për sulmin ndaj një shkolle në rajonin Kursk
Foto ilustruese KURSK- Rusia dhe Ukraina po fajësojnë njëra-tjetrën lidhur me një sulm mbi një konvikt shkollor në qytet...
Gjeorgjia është tronditur nga protesta masive të përditshme që kur partia Ëndrra Gjeorgjiane shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, rezultatet e të cilave opozita i hodhi poshtë si të falsifikuara.
GJEORGJI- Dy liderë të opozitës në Gjeorgji, Nika Melia dhe Gigi Ugulava janë arrestuar në protestën antiqeveritare ndërsa mijëra njerëz përpiqen të bllokojnë autostradën në Tbilisi mes trazirave kundër partisë në pushtet. Policia gjeorgjiane ka arrestuar dy liderë të opozitës gjatë një proteste në rrugë kundër partisë në pushtet, e cila është akuzuar për afrimin e Tbilisit me Rusinë.
Gjeorgjia është tronditur nga protesta masive të përditshme që kur partia Ëndrra Gjeorgjiane shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, rezultatet e të cilave opozita i hodhi poshtë si të falsifikuara. Njoftimi i kryeministrit Irakli Kobakhidze më 28 nëntor se kabineti i tij nuk do të ndiqte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Brukselin deri në vitin 2028, nxiti më tej demonstratat.
Të dielën policia arrestoi kreun e partisë liberale pro-evropiane Ahali, Nika Melia dhe ish-kryebashkiakun e Tbilisit, Gigi Ugulava, një figurë e shquar e opozitës. Melia dhe Ugulava kanë kaluar vite në burg nën sundimin e Ëndrrës Gjeorgjiane me akuza që grupet e të drejtave të njeriut i kanë denoncuar si të motivuara politikisht.
Arrestimet u kryen teksa mijëra protestues tentuan të bllokonin hyrjen e autostradës në kryeqytet. Disa persona të tjerë u arrestuan gjatë protestës, me të paktën një të plagosur. Përpara tubimit, ministria e brendshme lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar protestuesit se bllokimi i autostradës ishte një vepër penale e dënueshme deri në katër vjet burg.
Në valën e parë të protestave që filloi në fund të nëntorit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat, duke arrestuar më shumë se 400 demonstrues, sipas ministrisë së brendshme. Zyrtari më i lartë i të drejtave të njeriut në Gjeorgji, ombudsmeni Levan Ioseliani dhe Amnesty International kanë akuzuar policinë për torturimin e të arrestuarve.
Aktivistët e të drejtave gjeorgjiane kanë denoncuar atë që ata thonë se është një fushatë në rritje e frikësimit, rrahjeve dhe arrestimeve kundër atyre që dalin në rrugë. Forcat e sigurisë dhe gjyqësori i Tbilisit janë përballur me akuza të vazhdueshme për represion kundër kundërshtarëve të partisë në pushtet.
Foto ilustruese KURSK- Rusia dhe Ukraina po fajësojnë njëra-tjetrën lidhur me një sulm mbi një konvikt shkollor në qytet...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi këtë mëngjes se tarifat që ai vendosi dje ndaj Kinës, Mek...
Mbreti Abdullah II i Jordanisë SHBA- Mbreti i Jordanisë, Abdullah II është ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 11 sh...
Foto ilustruese EVROPË- Bashkimi Evropian në një reagim së fundmi është shprehur se se është i gatshëm të...
Putin dhe Trump SHBA- Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën edhe pse administrata e Presidentit Donald Trump po punon për ...
Novak Djokoviç SERBI- Tenisti i famsëm serb, Novak Djokoviç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij...
Sara Netanyahu IZRAEL- Një hetim penal ka nisur kundër Sara Netanyahu, gruas së kryeministrit izraelit. Lajmin e njoftoi prok...
Takimi ARABI SAUDITE- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë sht...
Greqi GREQI- Autoritetet greke janë mobilizuar dhe kanë marrë masa pas tërmeteve të shumta që po godasin ishujt grekë. A...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës...