Bota

"Amerikanët mund të vuajnë nga tarifat, por gjithçka do t'ia vlejë," Trump: Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të

Trump përsëriti propozimin e tij për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara, një ditë pasi presidenti i ri amerikan vendosi taksa doganore ndaj vendit fqinj.

2 Shkurt 2025, 19:27 Nga N.F
"Amerikanët mund të vuajnë nga tarifat, por gjithçka
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi këtë mëngjes se tarifat që ai vendosi dje ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë duke shkaktuar një luftë tregtare, mund të dëmtojnë amerikanët. Trump gjithashtu shtoi se ky veprim i tij do të vlejë.

“A do të ketë dhimbje? Po, ndoshta (dhe ndoshta jo). Por ne do ta rikthejmë Amerikën në madhështinë, dhe gjithçka do t'ia vlejë çmimit," shkroi presidenti amerikan në faqen e rrjeteve sociale "Truth Social".

Trump përsëriti propozimin e tij për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara, një ditë pasi presidenti i ri amerikan vendosi taksa doganore ndaj vendit fqinj të tyre.

Duke folur për “subvencionet” amerikane, deficitin tregtar, ndaj Kanadasë, republikani deklaroi në rrjetin social “Truth Social” se Kanadaja duhet të bëhet shteti i tyre i dashur i 51-të, i cili, sipas tij, do të parashikonte tatime më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake më të mirë për kanadezët dhe jo tarifa.

kanada trump shba

Sondazh

Poll