2 Shkurt 2025, 17:07
Nga N.F
Takimi
ARABI SAUDITE- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Arabinë Saudite, dhe ky vendim po shihet si sinjal për distancimin e Damaskut nga Irani, dikur aleat kryesor rajonal.
Ahmad al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, ka arritur në Riad bashkë me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani. Dy burrat kanë udhëtuar me aeroplan saudit. Televizioni shtetëror saudit e ka trumbetuar faktin që al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Golani, ka vendosur ta bëjë vizitën e parë jashtë shtetit në Riad.
Ai është takuar me liderin de facto të Arabisë Saudite, princin Mohammed bin Salman, në pallatin al-Yamamah në Riad. Arabia Saudite ka qenë ndër vendet kryesore arabe që ka ndarë fonde për grupet kryengritëse, që kanë tentuar të rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin, pas nisjes së protestave më 2011, të cilat u shtypën përgjakshëm nga pushteti dhe nisën luftën civile.
Në dhjetor të vitit 2024, grupi i udhëhequr nga al-Sharaa, Hayat Tahrir al-Sham [HTS], ka nisur ofensivë të shpejtë, që ka rezultuar me rrëzim të Assadit nga pushteti. Grupi i Sharaas ka qenë dikur i lidhur me Al-Kaidën, mirëpo i ka prishur lidhjet me kalimin e kohës.
HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Irani nuk e ka rihapur ende ambasadën në Damask, vend në të cilin ka kryer shumë operacione përmes të ashtuquajturit Bosht i Rezistencës, përfshirë Assadin në Siri, Hezbollahun në Liban dhe partnerë tjerë.
Rusia, në anën tjetër, e ka humbur qasjen në bazat e veta ushtarake në Siri, prej largimit të Assadit nga Siria. Vetë presidenti rus, Vladimir Putin ia ka miratuar azilin atij dhe familjes së tij në Moskë. Veprimet e Sharaas duket se mëtojnë të sigurojnë Perëndimin për qasjen e re, me qëllim të heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë.
Rindërtimi i shtetit pas një dekade të luftës do të kushtojë qindra miliarda dollarë, pa përmendur edhe nevojat e popullit sirian, pasi një pjesë e mirë e tyre kequshqehen. Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan e ka vizituar Damaskun në janar dhe ka thënë se Riadi është i angazhuar në dialog për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Arabia Saudite, për dallim prej Turqisë dhe Katarit, pati rikthyer lidhjet me Assadin më 2023, sikurse shumica e vendeve të botës arabe. Heqja e sanksioneve mund të ndikojë në thellim më të madh të marrëdhënieve. Ndërkohë, Qeveria e përkohshme e Sirisë vazhdon të përballet me sfida për shkak të prezenës së grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe grupeve tjera brenda territorit sirian./ REL
ahmad al-sharaa siri arabia saudite
Bota
2 Shkurt 2025, 16:37
N.F
Greqi
GREQI- Autoritetet greke janë mobilizuar dhe kanë marrë masa pas tërmeteve të shumta që po godasin ishujt grekë. A...
Bota
2 Shkurt 2025, 14:50
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës...
Bota
2 Shkurt 2025, 14:45
r.ll
foto nga sulmi
GAZA- Një avion izraelit goditi atë që ushtria izraelite e përshkroi si një automjet të dyshimtë që...
Bota
2 Shkurt 2025, 13:51
r.ll
studentet
SERBI- Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, e kanë kaluar natën në af&eum...
Bota
2 Shkurt 2025, 12:13
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit udhëton sot për në Uashington, ku gjatë javës do të zhv...
Bota
2 Shkurt 2025, 11:34
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunë...
Bota
2 Shkurt 2025, 11:05
r.ll
melania trump
SHBA- Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës, tashmë për herë të dytë, pa e ditur e ka manifestuar shum&e...
Bota
2 Shkurt 2025, 10:59
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan...
Bota
2 Shkurt 2025, 10:46
r.ll
jb pritzker
SHBA- Guvernatori i Illinois, JB Pritzker do të bllokojë ata që morën pjesë në sulmin e 6 janarit 2021 në Ka...
Bota
2 Shkurt 2025, 09:23
r.ll
protestat
GJERMANI- Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbar&...