Mediat italiane: Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?
foto ilustruese ITALI- "Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?" Në mediat i...
Gazetarja theksoi se hetuesit janë shumë afër zbardhjes së masakrës së Dobraçit sepse kanë dy elementë kryesorë; makinën e ekzekutorëve dhe që ka dalë nga rrugica e shtëpisë së Astmer Bilalit, i konsideruar krah i djathtë i Bajrave dhe në përplasje me Licët.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja për masakrën e Dobraçit, ndodhur në tetor 2024 në Shkodër. Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se prokurorët kanë prova të forta për ta zbardhur duke renditur pamjet filmike të automjetit të përdorur, një celular të gjetur në qelinë e Astmer Bilalit.
Gazetarja theksoi se hetuesit janë shumë afër zbardhjes së masakrës së Dobraçit sepse kanë dy elementë kryesorë; makinën e ekzekutorëve dhe që ka dalë nga rrugica e shtëpisë së Astmer Bilalit, i konsideruar krah i djathtë i Bajrave dhe në përplasje me Licët. Ajo shtoi se masakra rezulton të jetë organizuar në muajt shtator-tetor sepse Astmer Bilali ka patur komunikime të shpeshta në burg dhe në qelinë e tij u gjetën prova për masakrën, siç është gjetja e një celulari.
“Për masakrën e Dobraçit në Shkodër në 30 tetor 2024 në Shkodër , ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe u aksidentuan për vdekje Flutura dhe Bashkim Basha, zyrtariasht është i arrestuar vetëm një person ai është Xhulio Vuksani. U arrestua që në nëntor për lidhje të tërthortë me masakrën. Ai u paraqit për masë sigurie por ne nuk e lidhëm me këtë ngjarje. Xhulio Vuksani së bashku me një qytetar tjetër që nuk po ia bëj publik emrin për sa kohë është në kërkim. Automjerti që është përdorur në ngjarje, është dokumentuar si i vjedhur nga Xhulio Vuksani. Ky ka udhërtuar me Arlind Bushatin drejt Malit të Zi dhe kjo mbetet si lidhja mes tyre.
Sa i përket Izmir Sakicës dhe samuel Troshanit kanë qenë në kërkim policor për masakrën, sepse pas saj, Izmir Sakica është përgjuar duke thënë se “unë e hoqa harddiskun” dhe grupi hetimor ka dyshime të forta se grupi i Sakicës ka organizuar masakrën. Dje ata u vetëdorëzuan për një ngjarje tjetër, e qershorit 2025, ku Sakica dhe Troshani dhe disa të tjerë dhunuar shtetasin Vladimir Bruçi. Këta të dy rezultojnë edhe në një ngjarje të Rranxë të Bushatit ku shkëmbyen zjarr me vëllezërit Prendi, ku ishte i pranishëm edhe shtetasi Safet Bajri.
Hetuesit janë shumë afër zbardhjes së masakrës së Dobraçit sepse kanë dy elementë kryesorë; makinën e ekzekutorëve dhe që ka dalë nga rrugica e shtëpisë së Astmer Bilalit, i konsideruar krah i djathtë i Bajrave dhe në përplasje me Licët. E dyta masakra rezukton të jetë organizuar në muajt shtator-tetor sepse Astmer Bilali ka patur komunikime të shpeshta në burg dhe në qelinë e tij u gjetën prova për masakrën, siç është gjetja e një celulari. Unë dyshoj edhe për një personazh që i mbijetoi një masakre në ish-Bllok që është i përfshirë. I ndjeri Hamza Lici është qëlluar me 17 plumba në trup, ndërsa viktima tjetër e atentatit, Arlind Bushati është qëlluar me një plumb në kokë dhe kjo është pikëpyetje e masakrës së Dobraçit” tha Lala.
foto ilustruese ITALI- "Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?" Në mediat i...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Çopja, mes të cilave...
foto ilustruese TIRANË- Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naft...
Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano ROMË- Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit t...
foto ilustruese FUSHË-ARRËZ- Një trup i pajetë gjetur në ujërat e lumit Fan në Fushë-Arrëz. Sipas informacione...
Foto ilustruese SERBI- Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat j...
foto nga takimi TIRANË- Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 mi...
pamje nga kopshti TIRANË- Një 46-vjeçare me profesion edukatore në kopsht fëmijësh në kryeqytet është shpal...
aksidenti TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin e raportuar pak më herët në rrugën e Elbasanit në T...
foto ilustruese BULQIZË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Ostren, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy per...