Art&Argëtim

TË PLOTA/ Zbardhen pikët e jurisë, 3 anëtarët e huaj donin të fitonte Elvana Gjata, kush është shqiptarja që e penalizo

23 Dhjetor 2019, 12:53 Nga DOSJA
TË PLOTA/ Zbardhen pikët e jurisë, 3 anëtarët e huaj

TIRANË– Dosja.alka zbardhur pikët që anëtarët e jurisë kanë dhënë për 12 finalistët e Festivalit të 58-të të RTSh-së.

Ajo që bie në sy, siç mund ta shikoni edhe në tabelën e pikëve, është se të tre anëtarët e huaj të jurisë e kanë vlerësuar me pikët maksimale këngën dhe performancën e Elvana Gjatës.

Ndërsa, ajo që e ka ulur favorizimin e Elvanës në rrugën drejt fitores ka qenë anëtarja shqiptare, shkrimtarja Rita Petro, e cila i ka dhënë vetëm tetë pikë performancës dhe këngës “Me tana”. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, anëtarja tjetër shqiptare, muzikantja Mikaela Minga i ka dhënë goditjen finale Elvanës, duke e vlerësuar me vetëm dy pikë.

Kjo goditje ka bërë që Gjata, një nga pretendentet më të përfolura për çmimin e madh të kalonte në vendin e dytë. Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSH, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Ndarja e çmimeve ka sjellë mjaft reagime në rrjet.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elvana gjata arilena ara shpallet fituese elvana gjata

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 12:38

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart  Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH...