Art&Argëtim

"Është e sëmurë psikike"/ Arben Shuaipi filmon hyrjen me forcë të Mayës në shtëpi, ajo e akuzon: Drogaxhi, ik merr ndonjë vizë andej legen (VIDEO)

Pas shumë minutash dhe bisedimesh me policinë asgjë nuk zgjidhet dhe vijojnë ofendimet mes ish-çiftit.

24 Prill 2024, 18:45 Nga S.B
"Është e sëmurë psikike"/ Arben Shuaipi filmon
Maya Aliçkaj

TIRANË- Një video e këngëtares Maya dhe ish-bashkëshortit të saj në shtëpinë e tyre ka qarkulluar ditën e sotme. Në video Arben Shuaipi i kërkon Mayës të largohet nga shtëpia sepse ka urdhër mbrojtje.

“Ti smerr asgjë nga këtu po zbrit poshtë” thot ish-bashkëshorti i Mayës.

Pak çaste më vonë vijnë dy oficerë policie për të qetësuar gjakrat mes tyre. Arbeni teksa filmon gjatë gjithë kohës i kërkon Mayës të dali jashtë menjëherë.

“Ndihmë, ndihmë më preke me dorë” dëgjohet Maya duke thërritur nga ballkoni.

Pas shumë minutash dhe bisedimesh me policinë asgjë nuk zgjidhet dhe vijojnë ofendimet mes ish-çiftit.

“Merreni atë zonjën se është e çmendur psikike” thot Arbeni për këngëtaren.

“Drogaxhi, ik merr ndonjë vizë aty legen” i kundërpërgjigjet Maya.

Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës e përballjes gjyqësore mes çiftit Arben dhe këngëtares Maya në Gjykatën e Tiranës, ku gjykata i la kohë palëve që të sjellin analizat toksikologjike dhe çdo provë tjetër shkresore që ato çmojnë të nevojshme. Ndërsa pritet që në 14 Maj 2024 të dorëzohet dhe akti i ekspertimit psikologjik i fëmijës.

maya aliçkaj arben shuaipi

Sondazh

Poll